Lajme Zone
Protestues brenda selisë/ Deputeti i PD-së: Efektivët hodhën gaz lotsjellës, na provokuan
PolitikëCNA

Protestues brenda selisë/ Deputeti i PD-së: Efektivët hodhën gaz lotsjellës, na provokuan

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, deklaroi se efektivët kanë mbushur me gaz lotsjellës godinën ku është vendosur selia blu, ku pak minuta më parë u panë duke hyrë disa të rinj protestues. Në një deklaratë për mediat, Bozdo u shpreh se ky ishte një akt provokues i policisë ndaj përfaqësuesve të opozitës. “Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kanë futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhun

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, deklaroi se efektivët kanë mbushur me gaz lotsjellës godinën ku është vendosur selia blu, ku pak minuta më parë u panë duke hyrë disa të rinj protestues.

Në një deklaratë për mediat, Bozdo u shpreh se ky ishte një akt provokues i policisë ndaj përfaqësuesve të opozitës. “Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kanë futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çuna kë keni Komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës”,-tha Bozdo./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.