Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë, kumbojnë thirrjet: Rama n’burg, Berisha n’burg!


Pasi protestuan prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Pasi protestuan prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Studentë, prindërit e tyre, qytetarë të thjeshtë, mbështetës të PD-së por dhe partive të tjera opozitare, kanë vijuar marshimin në rrugën e Durrësit, për të vijuar te destinacioni final, zyra e Ramës. Kujtojmë se prej 160 ditësh studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, dhe largimin e qeverisë. “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”, janë disa prej thirrjeve që oshëtijnë në rrugët e Tiranës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta