Lajme Zone
Protestë dhe flakë në Ministrinë e Ekonomisë, Ibrahimaj nxjerr pamjet brenda institucionit: T’i vësh flakën nuk është paqësore
PolitikëABC News Albania

Protestë dhe flakë në Ministrinë e Ekonomisë, Ibrahimaj nxjerr pamjet brenda institucionit: T’i vësh flakën nuk është paqësore

Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet e saj sociale, ku dënon aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara pasditen e sotme në ambientet e institucionit, ku protestuesit i vunë flakën godinës, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme dhe duke cenuar sigurinë e njerëzve dhe integritetin e pronës publike.

“Djegia dhe shkatërrimi i ambienteve institucionale përbëjnë akte të papranueshme, që përtej dëmeve materiale, krijojnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e personave që ndodhen në godinë, si dhe cenojnë funksionimin normal të institucionit”, thekson Ibrahimaj, e cila bën apel për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke kërkuar shmangien e akteve të mëtejshme të dhunës dhe të çdo veprimi që mund të përshkallëzojë situatën. Ruajtja e sigurisë publike dhe mbrojtja e institucioneve duhet të jenë përparësi në çdo rrethanë”.

“Institucionet publike janë pasuri e përbashkët dhe dëmtimi i tyre prek të gjithë qytetarët. Dhuna dhe vandalizmi nuk mund të jenë pjesë e asnjë forme të pranueshme të veprimit publik. Respektimi i ligjit, i sigurisë së njerëzve dhe i pronës publike është i domosdoshëm për garantimin e rendit dhe të interesit të përbashkët”, theksohet në postimin e Ministres. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet