“Protestat s’po prodhojnë rezultat”/ Berisha i përgjigjet komentuesit: Nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Jemi të vendosur për rrugën paqësore!
Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj kritikave të një komentuesi, lidhur me efektivitetin e protestave kombëtare në Tiranë, duke theksuar se opozita nuk synon të vijë në pushtet përmes dhunës.
Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj kritikave të një komentuesi, lidhur me efektivitetin e protestave kombëtare në Tiranë, duke theksuar se opozita nuk synon të vijë në pushtet përmes dhunës. Opozita është përballur me kritika të shumta lidhur me mungesën e rezultateve konkrete nga protestat, ndërsa Berisha përsërit se ndryshimi do të vijë përmes mjeteve paqësore dhe angazhimit qytetar. Një mbështetës i Berishës në rrjetet sociale e pyeti kreun demokrat se cila është arsyeja që protestat e PD nuk kanë sjellë asnjë ndryshim, pavarësisht se janë zhvilluar 7 tubime kombëtare në një hark kohor të shkurtër. Lideri i opozitës u shpreh se protesta mbetet një mjet demokratik dhe se rruga e ndjekur nga opozita është e qartë. “Nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Jemi të vendosur për rrugën paqësore”, deklaroi ai.
Sipas tij, qëllimi i protestave është të rrisin presionin ndaj Ramës si dhe të pasqyrojnë në mediat ndërkombëtare pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë. Salisha Berisha: Protestat kanë qenë të shpeshta, jam dakord. Lidhur me rezultatin besoj se duhet të analizojmë me gjakftohtësi dhe objektivitet. Mendoni pak ku ishim në dhjetor dhe ku jemi sot. Në rrafshin ndërkombëtar protestat tona mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar. Ju e keni dëgjuar se si zyrtar të paguar, lobistë antishqiptarë, në mbrojtje të Edi Ramës kanë guxuar dhe janë shprehur se korrupsioni është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Pra, vjedhja është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Dhe këto deklarata ata i kanë bërë vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Me protestat tona ne i faktuam botës se shqiptarët nuk janë komb që kanë kulturë korrupsionin, shqiptarët nuk pranojnë korrupsionin dhe ju them një gjë që ato protesta kanë patur jehonën më të madhe, ato protesta kanë vendosur në epiqendër të opinonit publik botëror si figurat më të zeza pas Ajatollahëve të Teheranit, Edi Ramën, Lubi Ballukun. Lubi Ballukun si hajdute me dosje të faktuar dhe Edi Ramën si njeriu që mbron korrupsionin për të mbrojtur veten e tij. Nëse nuk do të protestonim, unë mund t’ju them se do të ishte një gjëmë e madhe për shqiptarët…
E dyta, ngritja e zërit tonë bëri që prozhektorët të vendosen mbi Shqipërinë dhe të shihet realiteti shqiptar jo ashtu siç ua paraqisnin lobistët e korruptuar nga Edi Rama, por ashtu siç është në të vërtetë.
Protestat nuk kanë patur efektin maksimal që ne do të donim përmbysjen, por ato kanë patur një efekt shumë të madh, damkosjen e regjimit të korruptuar. Ne jemi përcaktuar për rrugë paqësore, si rruga, për ne, më e sigurt, si rruga e vetme për rikthimin, për largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos ketë askush iluzion, ne si PD nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Ne jemi themeluar mbi vlerat e lirisë, votën e lirë dhe të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë protestat paqësore deri në largimin e Edi Ramës. Është e mundimshme, kërkon durim, persistim, por ne i kemi të gjitha këto. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
