Lajme Zone

Ngërçi me integrimin/ “Ca të verbër janë kundër nesh…” Rama: Deri në fund të 2027 mbyllim negociatat. Nëse një vend thotë ‘nuk duam’…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të mbyllë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027. Gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste në Baldushk, Rama tha se mbyllja e negociatave nënkupton përmbushjen e detyrimeve teknike me institucionet e Brukselit, të cilat monitorojnë reformat dhe përgatisin raportet për vendet anëtare. “Kati i parë është Brukseli, ku ndiqen reformat dhe bëhen raportet, ndërsa kati i dytë janë 27 vendet anëtare që marrin vendimin përfundimtar”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të mbyllë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027. Gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste në Baldushk, Rama tha se mbyllja e negociatave nënkupton përmbushjen e detyrimeve teknike me institucionet e Brukselit, të cilat monitorojnë reformat dhe përgatisin raportet për vendet anëtare. “Kati i parë është Brukseli, ku ndiqen reformat dhe bëhen raportet, ndërsa kati i dytë janë 27 vendet anëtare që marrin vendimin përfundimtar”, u shpreh ai. Kryeministri theksoi se mjafton kundërshtimi i një vendi anëtar që vendimi të mos merret, duke nënvizuar kompleksitetin e procesit të integrimit. Në fjalën e tij, Rama shtoi se Shqipëria është “vetëm në këtë betejë”, duke akuzuar opozitën dhe PD-në se po ngatërrojnë interesin partiak me atë kombëtar dhe nuk po mbështesin procesin e integrimit. Edi Rama: Deri në fund të 2027 mbyllim negociatat me BE. Mbyllja e negociatave me BE do të thotë të mbyllësh hesapet me katin e parë, se ka dy kate. Kati i parë është Brukseli, të gjitha zyrat, nëpunësit e Brukselit që merren me të gjitha reformat, ndjekin të gjitha masat dhe veprimet, e bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë vetëm si ka ecur puna dhe a janë bërë detyrat. Në katin e dytë janë vendet anëtare, janë 27 vende që marrin vendim. Mjafton një vend të thotë nuk duam dhe vendimi nuk merret, jo vetëm për ne, por për çdo gjë. Por ne na duhet që të kuptojmë që jemi vetëm në këtë bejetë. Jemi më të mëdhenjtë, jemi shumica, por jemi vetëm sepse gjithë të tjerët që nuk janë anëtarë dhe mbështetës të PS, janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne, me interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët të vendit dhe të fëmijëve tanë, që të shfrytëzojmë këtë moment e të hyjmë në BE. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb