Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Rama, krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe më pas shpërndarjen e Parlamentit. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj. Në një deklaratë pas dy ditësh protestash, PD shpreh mbështetjen për protestuesit dhe akuzon qeverinë për dhunë ndaj tyre. LEXO EDHE:Bllokuan rrugën te Ministria e Infrastrukturës, policia shpërndan protestuesit me spray me piper e ujë “Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim”, thuhet në deklaratë. Deklarata e plotë e PD Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë. Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që kanë kulmuar me thyrje të këmbëve, koçkave, fraktura të rënda në kokë, dhe dëmtime të tjera shumë të rënda. Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti. Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje. Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për: 1. Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. 2. Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim. Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes. Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real. Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t'i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise PS PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 15/10/2026 11:33 Ju jeni organizate kriminale , nuk ka dorheqie , qeveria me kryeminister Edi Rama .Ju te pd me saliun ne krye jeni organizate kriminale , vendin e keni ne burg .Drejtesia duhet te veproje .Ngreu o popull i ndershem perpara spakut qe ti qerojmr keta prokurore qe perkrahin zjarvenesit e Shqiperise . Përgjigju Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 23.2% Jo 73.6% Disi 3.2% Vota total: 3101 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

