Nga një prej kioskave të djegura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama përforcoi të njëjtën deklaratë të një dite më parë se pas sulmeve në kryeqytet nuk qëndrojnë studentët. “Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, e djersës, e ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të zakonshme, të prindërve të zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për shtruar tryezën me ndershmëri. LEXO edhe...Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e shkollës! Përplasen me policinë (VIDEO) Dua t'i them të gjithë atyre që sot janë me lot në sy përpara gërmadhave të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë se nuk janë vetëm, se sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t'ju them të mos e harrojnë që përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ja dolëm, ja dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda jetojnë në shtëpi më të mira, jetojnë në shtëpi më të forta. Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që do një jetë më të mirë. E gjitha kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë e shkatërrojë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre ku urrejtja, urrejtja më e verbër dhe ku flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje", tha Rama. Fajin ia adresoi sërish opozitës së kapur dhe të huajve që s’e duan Shqipërinë në BE. Për kryeministrin nuk është rastësi që mbyllja e kapitullit të katërt përkon me një protestë të kësaj përmase. "Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që pastaj në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore nuk kanë të bëjnë fare me ju. Nuk kanë të bëjë fare me problemet tuaja, nuk kanë të bëjë fare me zgjidhjet që ju keni nevojë. Si mund të nxirren të miturit në rrugë? Si mund të nxiten të miturit, të vënë maska, të shkulin trotuaret që shtrohen dhe mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë si një lukuni e verbër për agjendën e tjetërkujt? Dora e mbrapshtë, dora e vjetër, dora e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim në fakt që nga viti 1912 dhe që e dimë shumë mirë se e kujt është prej 30 e kusur vitesh, sot mbështetet dhe nga duart të tjera, duar të huaja, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt, të ecë përpara dhe të merret çdo ditë me problemet e saj për t'u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së bashkuar europiane, që nuk e duan Shqipërinë aty ku ajo do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe nga zgjedha e zgjedhjes së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë në zgjedhjen e saj të lirë, për të qenë aty së bashku me popujt e tjerë, së bashku me shtetet e tjera të Bashkimit Europian. A ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sapo Shqipëria mbyll një tjetër kapitull, sapo Shqipëria afrohet më shumë drejt asaj ambicieje, drejt atij objektivi historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi! E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është një provë, është një sprovë, është një test i karakterit tonë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese të madhe që na është vënë përpara krejt artificiale. Ai u dha sërish të drejtë studentëve për kërkesat e tyre, por tha se nuk ka përkulje para dhunës. Njëkohësisht, dënoi përdorimin e të miturve për të nxitur dhunë e sulmuar policinë. Me bindje, u shpreh se kjo është një sprovë që kërkon durim për të dalë më të fortë. Ndërkohë që po, studentët, sipërmarrësit, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, prindërit e tyre kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ndërkohë që po, problemet janë aty, duhen adresuar, ndërkohë që po jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë, aq sa mundemi, duke përpjekur çdo ditë të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë. Mos harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu, e kemi sjellë Tiranën deri këtu dhe këtë nuk e ka sjellë as koha, nuk e kanë sjellë as rrethanat apo rastësia, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse për të ecur përpara dhe kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Gabon sepse të përkulesh përballe dhunës për pakëz qetësi do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës për pakëz qetësi dhe e dimë të gjithë se nuk ka arritur asgjëkund. Motra dhe vëllezër durim, durim se dhe kjo do kalojë. Durim se pasi kjo të kalojë do të dalim siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë dhe më të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara”, tha Rama. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.2% Jo 79.4% Disi 3.4% Vota total: 1796 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
