Lajme Zone
Protestat në Tiranë, Bardhi akuza Ramës dhe Ballukut për veprimet e policisë: Paguhen nga shqiptarët, jo për të mbrojtur pushtetarët
PolitikëReport TV

Protestat në Tiranë, Bardhi akuza Ramës dhe Ballukut për veprimet e policisë: Paguhen nga shqiptarët, jo për të mbrojtur pushtetarët

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po përdorin Policinë e Shtetit për të mbrojtur pushtetin gjatë protestave. Në një postim në rrjete sociale, Bardhi i lidh ndërhyrjet e policisë me qëndrimin e mazhorancës në Kuvend për çështjen Balluku, ndërsa kritikon edhe shpërblimet e premtuara për efektivët, duke i quajtur ato 'mafioze

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po përdorin Policinë e Shtetit për të mbrojtur pushtetin gjatë protestave. Në një postim në rrjete sociale, Bardhi i lidh ndërhyrjet e policisë me qëndrimin e mazhorancës në Kuvend për çështjen Balluku, ndërsa kritikon edhe shpërblimet e premtuara për efektivët, duke i quajtur ato 'mafioze.' Deklarata e plotë e Bardhit LEXO edhe...Protestuesit përplasen me forcat ‘Shqiponja’, nuk pranojnë të largohen! Thirrje policisë: Hiqini kapelet! (VIDEO) "RAMA DHE BALLUKU, NGA DHUNA E KARTONËVE TE DHUNA E UNIFORMAVE! Dhuna e kartonëve, me të cilën Edi Rama mbrojti Belinda Ballukun nga arrestimi, sot është shndërruar në dhunë mizore ndaj të rinjve që e refuzojnë korrupsionin e qeverisë. Policia e Shtetit nuk është garda personale e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ajo paguhet nga taksat e shqiptarëve për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët, jo për të mbrojtur pushtetarët e korruptuar nga zemërimi i njerëzve. Të kthesh uniformën e shtetit në mburojë të korrupsionit është tradhti ndaj atdheut! Policia duhet t’i shërbejë Republikës, jo pushtetit. Ndërsa Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë mirë të kuptojnë se me shpërblimet e tyre mafioze mund të blejnë edhe pak kohë, por ata e dinë se koha e tyre ka mbaruar dhe pushteti i tyre tani mbahet vetëm me shkopinj policie" tha Bardhi Ora 19:49 Bardhi akuza policisë: Po dhunoni fëmijët tuaj o mostra! "Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë, more plehra?! Fëmijët tuaj dhunoni, i lini rrugëve të plagosur, more mostra?!" shkruan Bardhi në një postim në rrjete sociale, teksa poston një video nga kaosi në Tiranë ku shihen forcat e rendit duke dhunuar një protestues. Share Lajmi kryesor: ‘Ëndërron 21 janarin’, Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i kombit je ti! Jep dorëheqjen, të bëhet zgjidhje politike (VIDEO) U.D/ReportTv.al policia e shtetit belinda balluku protestat kunder qeverise gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7464 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?