Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në disa shtete të Europës javët e fundit. Ai iu bëri thirrje shteteve që të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e tyre.
“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.“
Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, shkruan ai. Top Channel

