Bashkimi Evropian ka komentuar protestat e zhvilluara në Kosovë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së. Në një përgjigje ndaj interesit të mediave në Kosovë, BE ka theksuar se protestat paqësore janë pjesë e të drejtave themelore në një shoqëri demokratike. LEXO edhe...Zgjedhjet në Serbi/ Analiza: Kurti si 'forcë bashkuese' për partitë shqiptare në Luginën e Preshevës Po ashtu, një zëdhënës i BE-së tha se Unioni Europian po e ndjek nga afër situatën në Kosovë, pas vendimit të marrë në Hagë. “Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Zëdhënësi i Bashkimit Europian ka njoftuar se Unioni do të vazhdojë ta monitorojë situatën në vend. “Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënësit europian. Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me protestat e zhvilluara para zyrave të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, BE ka dhënë edhe një sqarim për funksionimin e këtij misioni. “Për informacionin tuaj, mund të konfirmojmë gjithashtu se EULEX-i është plotësisht funksional”, thuhet në përgjigje. R.Xh/ReportTv.al kosova proteste Gjyqi ndaj UCK ne Hage BE uck Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.2% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2845 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
