Lajme Zone
Protestat kundër vendimit të Hagës për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK, BE: Tubimet paqësore, e drejtë themelore në një shoqëri demokratike
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat kundër vendimit të Hagës për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK, BE: Tubimet paqësore, e drejtë themelore në një shoqëri demokratike

Disa ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Hagës dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite burg Kadri Veselin dhe me 13 vite burg Rexhep Selimin. Ky vendim nxiti nisjen e protestave masive në disa qytete të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka komentuar protestat e zhvilluara në Kosovë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së. Në një përgjigje ndaj interesit të mediave në Kosovë, BE ka theksuar se protestat paqësore janë pjesë e të drejtave themelore në një shoqëri demokratike. Po ashtu, një zëdhënës i BE-së tha se Unioni Europian po e ndjek nga afër situatën në Kosovë, pas vendimit të marrë në Hagë. LEXO EDHE:Zgjedhjet në Serbi/ Analiza: Kurti si 'forcë bashkuese' për partitë shqiptare në Luginën e Preshevës “Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Zëdhënësi i Bashkimit Europian ka njoftuar se Unioni do të vazhdojë ta monitorojë situatën në vend. “Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënësit europian. Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me protestat e zhvilluara para zyrave të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, BE ka dhënë edhe një sqarim për funksionimin e këtij misioni. “Për informacionin tuaj, mund të konfirmojmë gjithashtu se EULEX-i është plotësisht funksional”, thuhet në përgjigje. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kosova proteste Gjyqi ndaj UCK ne Hage BE uck Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.2% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2844 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?