Lajme Zone
Protestat/ Këlliçi: Nuk mund të ketë seanca normale, ndërkohë që studentët rrihen dhe arrestohen
PolitikëCNA

Protestat/ Këlliçi: Nuk mund të ketë seanca normale, ndërkohë që studentët rrihen dhe arrestohen

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi u shpreh sot se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së, përfshirë dhe atë vetë, për 60 ditë nga punimet e Kuvendit ishte i pritshëm. Në një dalje televizive, Këlliçi u shpreh se deputetët e përjashtuar sipas llogaritjeve do të kthehen në Kuvend në javën e tretë të janarit. Ndër të tjera shtoi se në situatën që ndodhet aktualisht vendi dhe për shkak të

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi u shpreh sot se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së, përfshirë dhe atë vetë, për 60 ditë nga punimet e Kuvendit ishte i pritshëm.

Në një dalje televizive, Këlliçi u shpreh se deputetët e përjashtuar sipas llogaritjeve do të kthehen në Kuvend në javën e tretë të janarit.

Ndër të tjera shtoi se në situatën që ndodhet aktualisht vendi dhe për shkak të protestave studentore nuk mund të ketë seancë parlamentare normale.

Këlliçi tha se me shpërblimin prej 2500 euro për efektivët e angazhuar në protestë, kryeministri Edi Rama ka inkurajuar dhunën. “Mori atë vendim që pritej që dje, të përjashtimit të 6 deputetëve, të heqjes së mandatit për 60 ditë. Që në fakt është tre muaj, duke përllogaritur se datën kur ka hyrë në fuqi, ankimimin që do të bëjmë në Byro dhe faktin që para janë edhe pushimet e dimrit dhe parlamenti nis punimet të hënën e tretë të Janarit. I bie që për 6 deputetë, unë dhe 5 kolegë të tjerë, të rikthehemi në parlament në javën e tretë të janarit se dje mbajtëm një qëndrim të prerë. Unë për shkak se kryetari i grupit është përjashtuar mbajta qëndrim në emër të PD. Kemi shpalosur edhe njëherë kërkesat e studentëve, kemi kërkuar largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike bazuar në modelin e RMV, dhe vetëshpërndarjen e këtij parlamenti se është e kotë që ekziston. Në përfundim të fjalës time, kemi kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për problemet e të rinjve, kemi marrë fotot ku dëshmohet dhuna shtazarake i të rinjve.

Nuk mund të ketë seancë parlamentare normale ndërkohë që studentët, të miturit, po rrihen brutalisht, po arrestohen në mënyrë të paligjshme. Po u thyhen këmbët dhe kockat, goditen me plumba gome në trup. Janë bërë operacione disa protestues për shkak të plumbave dhe ende sot nuk ka ende një reagim apo kërkesë falje nga ministri i brendshëm, policia dhe kryeministri. Madje kryeministri e ka inkurajuar këtë dhunë duke premtuar 2500 euro. Kur ne jemi përballë këtij fakti s’i mundet të shkojmë dhe të bëhet seancë dhe interpelancë normale për siguri që prekin çështje të tjera dhe jo këtë aktualitet. Kjo është për të shmangur debatin dhe treguar një normalitet në Kuvend. Ne dje i kemi etiketuar si dele sepse të tillë e kanë sjelljen. Nuk kanë asnjë mendim apo qëndrim politik dhe asnjë argument. Vetëm ngrenë kartonin”, tha Këlliçi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.