Lajme Zone
Protestat/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia 44 protestues të dhunshëm, cakton detyrim paraqitjeje! 2 në arrest shtëpie, 11 të mitur nën mbikëqyrje (EMRAT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia 44 protestues të dhunshëm, cakton detyrim paraqitjeje! 2 në arrest shtëpie, 11 të mitur nën mbikëqyrje (EMRAT)

Nga 78 të arrestuarit që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, deri tani janë dhënë 61 masa sigurie. Për 44 është vendosur detyrim paraqitjeje, 2 arrest shtëpie, 4 ndalim afrimi pranë institucioneve dhe 11 të mitur janë lënë nën mbikëqyrje. Në Durrës, 18 protestues janë lënë në detyrim paraqitjeje dhe 4 në arrest shtëpie.

Nga 61 protestues për të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar deri tani masat e sigurisë, 44 janë lënë në detyrim paraqitjeje, 2 në arrest shtëpie, ndërsa për 4 të tjerë është vendosur ndalimi i afrimit brenda një distance prej 500 metrash nga institucionet shtetërore. Për 11 të mitur, gjykata ka vendosur masën e mbikëqyrjes. Në total, para Gjykatës së Tiranës kanë dalë 78 persona të arrestuar gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë. Seancat po zhvillohen nga gjyqtarët Amarilda Sulaj dhe Sokol Mara, ndërsa për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve, shqyrtimi i masave të sigurisë ka zgjatur për disa orë, deri në mbrëmje. Të arrestuarit janë nën hetim për vepra të ndryshme penale, mes tyre shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse. LEXO EDHE:Protestuesit e maskuar futen brenda selisë së PD, Bozdo: Policia hodhi gaz lotsjellës brenda godinës, helmuan njerëzit! Një person shoqërohet me auto-ambulancë (VIDEO) Prokuroria ka kërkuar kryesisht masa të lehta sigurie, si detyrim paraqitjeje dhe ndalim afrimi pranë institucioneve publike, ndërsa vetëm në pak raste ka kërkuar arrest shtëpie. Për një prej protestuesve, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë, si dhe dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të udhëtimit. Masa sigurie janë caktuar edhe në Durrës, ku nga 24 persona të arrestuar gjatë protestave, 22 kanë dalë para gjykatës. Për 18 prej tyre është vendosur detyrim paraqitjeje, ndërsa 4 janë lënë në arrest shtëpie. Një ditë më herët, Gjykata e Durrësit shqyrtoi edhe rastet e dy të miturve të ndaluar gjatë protestave. Njëri u la në detyrim paraqitjeje, ndërsa për tjetrin gjykata e konsideroi arrestimin të paligjshëm. Lajmi në përditësim... Emrat e protestuesve të arrestuar:Argjend JellaElidon LlëshajFrançesko ShalaEurolind RustemiElvis XhafaRomarjo BobajErik VokaKlejdi SpahoKlejvi BalliuEzekiel BeleguMarjela ArapiLorenc VladiAngjelo StefaFladitjon TafiliPaulo KodraLiridon AdemajGerti DanglliSergi HasaHenri EminiRigers CullhajNajan VilaHari DuniFitim DervishiLisian MilushiEldi DemirxhiuIgli KokonaElvis DervishiElkan QevaniSolon DaciFatbardh MucaIlmar GugashiXhemal KacaMarlind KadiuLulëzim BaloshiKleant KoçiHalil SefaJulian XhimaEldis MehmetiAngjelo NasiErajdi (Erjaldi) VarrosiAlbert GjokaKlaudio StafaErik BarutiLefter KupaJorgo Gjoni (Gjonaj)Mishel DuleMerxhim AgaErgys NurkaEldrin ShahiniDaniel TareXhoel Kicja (Kiçja)Marjo NorjaXhefri PishajRedjon RuçiArvi LutajAvni PeposhiRayan ÇuniBrajan BelajVehap KadriuDejvid BracajAlbion VrekajFatjon GjizaErgi GjizaErgi XhaniKristjan BumbliHelson NdregjoniArgest GurakuqiFatjon MuratajEldi PrengaAgron BalliaDesli ShehuAlmarin PrengaGëzim ManceEldrin MusarajLeonard CemeniaIgli DragjoshiArbri LakasiZamir SalaLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:50 Protestat në Durrës/ Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, detyrim paraqitjeje për 18 të tjerë (EMRAT) Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.Emrat e protestuesve të lënë në arrest shtëpieMust LleshiMeraldo TufinaSabah KurbalajGlajdi Dosku Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 10:40 U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje' Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: arrestimet e protestuesve protestat kunder qeverise Tirane argjend jella elidon lleshaj francesko shala Eurolind Rustemi Elvis Xhafa Romarjo Bobaj Erik Voka Klejdi Spaho Klejvi Balliu Ezekiel Belegu Marjela Arapi Lorenc Vladi Angjelo Stefa Fladitjon Tafili Paulo Kodra Liridon Ademaj Gerti Danglli Sergi Hasa Henri Emini Rigers Cullhaj Najan Vila Hari Duni Fitim Dervishi Lisian Milushi Eldi Demirxhiu Igli Kokona elvis dervishi Elkan Qevani Solon Daci Fatbardh Muca Ilmar Gugashi Xhemal Kaca Marlind Kadiu Lulëzim Baloshi Kleant Koçi Halil Sefa Julian Xhima Eldis Mehmeti Angjelo Nasi erajdi varrosi Albert Gjoka Klaudio Stafa Erik Baruti Lefter Kupa Jorgo Gjoni Mishel Dule Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento filip: 18/10/2026 20:22 Baza e krimit në Shqipëri janë gjyqtarët... Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 5994 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?