Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme/ Rama thirrje për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë: Jo me dhunuesit! Protestuesit refuzojnë, i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen (VIDEO)


TIRANË- Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Me një akt simbolik, kreu i qeverisë ka dalë vetë para Kryeministrisë, duke vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG” mbi karriget e vendosura në formë rrethore, si një tryezë e hapur diskutimi. Në një koment të shkurtër,

TIRANË- Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Me një akt simbolik, kreu i qeverisë ka dalë vetë para Kryeministrisë, duke vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG” mbi karriget e vendosura në formë rrethore, si një tryezë e hapur diskutimi. Në një koment të shkurtër, Rama përsëriti gatishmërinë për t'u ulur në tryezë me këdo që kërkon dialog. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nga kjo ftesë përjashtohen personat që ushtrojnë dhunë dhe ata që nuk distancohen prej saj. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Rama paralajmëron: Po punojmë për një paketë masash, kush dëmton pronën publike e private duhet të përndiqet nga hija e shtetit derisa të paguajë (VIDEO) “Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, theksoi Rama. Mesazhi dialog te Karriget para KryeministrisëPor përgjigjja e protestuesve nuk ka vonuar. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “S'ka dialog, jep dorëheqjen”, duke kërkuar largimin nga detyra të kreut të qeverisë. Përgjigja e protestuesveFtesa për dialog vjen në një kohë kur Tirana është përfshirë prej një jave nga protesta të shoqëruara me sulme ndaj institucioneve, plaçkitje, dëmtime të pronës publike e private dhe përplasje të dhunshme me policinë. Nga ana tjetër qeveria ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj atyre që përfshihen në akte dhune, deri te një listë e zezë në TIMS për tu ndaluar hyrjen në BE protestuesve të dhunshëm. Share SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Drumepre: 20/10/2026 10:09 S'paske kuptuar asgje o derezi! Mjere ne ke kemi kryeminister. Përgjigju Lui: 20/10/2026 09:57 Ata që pretendojnë dorëheqjen, taksirat të presin deri në maj të 2029. Deri atëherë organizohuni dhe krijoni spektrin tuaj politik dhe meqë pretendoni që keni popullin që ju mbështet e që ju ndjek, të jeni të bindur që do fitoni. Përgjigju lol: 20/10/2026 09:57 je i madh Përgjigju ujku: 20/10/2026 09:55 i ka pagu gje taksat Edi meqe ka zene trotuarin? Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 7965 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?