Lajme Zone
Protestat e dhunshme në Tiranë, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara! Kjo situatë duhet të marrë fund
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara! Kjo situatë duhet të marrë fund

Ibrahimaj denoncoi sot dëmtimin e bizneseve, pronave dhe veçanërisht të degëve bankare e bankomateve gjatë protestave të këtyre ditëve, duke i cilësuar aktet e shkatërrimit si të papranueshme

Delina Ibrahimaj ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotosh që tregojnë dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave të ditëve të fundit, duke bërë të ditur se në të gjithë vendin janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate. Përmes një postimi në Instagram, Ibrahimaj denoncoi sot dëmtimin e bizneseve, pronave dhe veçanërisht të degëve bankare e bankomateve gjatë protestave të këtyre ditëve. Dëmet e shkaktuara, tha ajo, kanë cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Ajo thekson se zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të merren seriozisht, por e cilëson të papranueshme që protestat të shoqërohen me akte shkatërrimi. LEXO edhe...Protestat e dhunshme hyjnë në ditën e gjashtë, mes turmës pranë Ministrisë së Arsimit shfaqet Luiz Ejlli "Në emër të protestës studentore, prej ditësh po dëmtohen biznese, prona dhe veçanërisht degë bankare e bankomate.38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara në të gjithë vendin, duke cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Në këto ditë, kur zëri i studentëve duhet dëgjuar dhe kërkesat e tyre duhen marrë seriozisht, është e papranueshme që protesta të shoqërohet me akte shkatërrimi. Askush nuk fiton nga kjo dhunë, pasojat do i vuajnë të gjithë. Kjo situatë duhet të marrë fund!" shkroi ajo në rrjete sociale. Share U.D/E.H/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Delina Ibrahimaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.4% Vota total: 5294 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?