Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës.
Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë me autobotin e ujit.
Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë që turma të zhvendosej drejt qendrës së kryeqytetit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet godinaprotesteps

