Lajme Zone
Protestat e dhunshme, Ministria e Arsimit dhe Policia apel prindërve: Mbani fëmijët larg përplasjeve! Mos lejoni të përdoren për dhunë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme, Ministria e Arsimit dhe Policia apel prindërve: Mbani fëmijët larg përplasjeve! Mos lejoni të përdoren për dhunë

Nisur nga prania e të fëmijëve në protestë, të cilët janë përfshirë edhe në akte dhune, Ministria e Arsimit dhe Policia e Shtetit u kanë bërë thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t'i mbajnë larg përplasjeve të dhunshme në Tiranë.

Nisur nga prania e të fëmijëve në protestë, të cilët janë përfshirë edhe në akte dhune, Ministria e Arsimit dhe Policia e Shtetit u kanë bërë thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t'i mbajnë larg përplasjeve të dhunshme në Tiranë. Me një thirrje iu drejtua ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro të gjithë nxënësve dhe prindërve që të distancohen nga aktet e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin. Kumbaro thotë se në shumë shkolla mësimi vijon dhe shton se nuk janë as nxënësit e as studentët ata që shkatërrojnë për disa duar të zeza. “Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë bizneset me të cilat mbahen mijëra familje”, thotë Kumbaro. LEXO EDHE:Akte vandale, protestuesit sulmojnë me gurë edhe kalimtarët Sipas Policisë, ka dyshime se të miturit po përdoren në vijën e parë të përplasjeve, ndërsa paralajmëron se çdo rast i shfrytëzimit të tyre për akte të paligjshme do t'u referohet institucioneve përgjegjëse. “Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, tha Policia. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:36 Balla publikon foton: Turistët e frikësuar strehohen në kishë gjatë protestës, apel prindërve të mos lejojnë fëmijët të përfshihen në dhunë Ministri Taulant Balla ka reaguar sërish përmes një postimi lidhur me protestat, duke pretenduar se turistët janë frikësuar dhe janë strehuar brenda një kishe.“Prindër, mos i lini fëmijët t’i përdorin për agjenda dhune dhe shkatërrimi!”, shkruan Balla në reagimin e tij, duke iu drejtuar prindërve me thirrjen për të mos lejuar përfshirjen e të rinjve në akte dhune dhe dëmtimi të pronës. A.C/Shqiptarja.com Share Ora 13:21 Protestat e dhunshme, Policia: Fëmijët po përdoren në vijën e parë të përplasjeve, siguria e tyre e panegociueshme (VIDEO) Prania e një numri të lartë të miturish në protestën e sotme është shqetësuese për Policinë e Shtetit. Uniformat blu thonë se ata janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta dhe mjeteve të policisë.Gjithashtu shpreh shqetësim për përdorimin e fëmijëve si mburojë për akte dhune, duke theksuar se siguria e tyre është e pacenueshme.Një apel të qartë Policia e ka për prindërit që të kenë prioritet sigurinë e fëmijëve të tyre dhe informimin mbi ta. Protestuesve të maskuar u thotë të distancohen nga dhuna ndaj autoriteteve.Deklarata:Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim.Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë:Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre.Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara.Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije.Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:37 'Duart e errëta duan t'u vënë maskat fëmijëve tanë', Kumbaro apel prindërve mes protestave: Mos i lini të bëhen viktima të kaosit! Shkollat vijojnë mësimin, mësuesit në detyrë Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë sot thirrje prindërve, nxënësve, studentëve dhe mësuesve të bashkëpunojnë për të mbrojtur fëmijët dhe nxënësit e mitur nga përfshirja në aktet e dhunës dhe shkatërrimit gjatë protestave. Duke iu referuar pamjeve të akteve kaotike të nxënësve, sidomos të miturve,Kumbaro foli për “duar të errëta” që, kërkojnë t'i përdorin fëmijët për qëllime të tjera, duke theksuar se nuk janë nxënësit dhe studentët ata që shkatërrojnë pronën publike apo bizneset private. Ministrja nënvizoi se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre, por kjo duhet të bëhet përmes dialogut dhe komunikimit, jo përmes dhunës.Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me shkollat dhe universitetet, ndërsa mësuesit vijojnë të jenë në krye të detyrës dhe të zhvillojnë procesin mësimor. Ajo kërkoi bashkëpunimin e prindërve dhe arsimtarëve për të garantuar sigurinë fizike të fëmijëve dhe për të ruajtur shkollën si vatër dijeje.Ministrja iu drejtua gjithashtu mediave, shoqërisë civile dhe komuniteteve, duke u bërë thirrje të mos lejojnë që fëmijët të përdoren për qëllime që, sipas saj, synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Kumbaro theksoi se institucionet arsimore do të vijojnë komunikimin me prindërit dhe nxënësit, duke mbështetur të drejtën e të rinjve për t'u shprehur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore.Deklarata e plotë e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro"Të dashur prindër dhe nxënës, studentë dhe mësues, në këtë orë kur shohim përmes ekraneve lëvizje kaotike të nxënësve, sidomos të atyre të miturve, dua të ndaj me ju një thirrje për bashkëpunim si ministre e Arsimit, por edhe si nënë.Ndërkohë që “duart e errëta” hedhin tymin e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike apo në bizneset private, nuk duhet të lejojmë të gjithë bashkë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje.Ndërkohë që flasim, në shumë shkolla nga shkollat tona vazhdon mësimi në mënyrë normale. E di që një pjesë e nxënësve nga prindërit e tyre janë tërhequr nëpër shtëpia, me të drejtën legjitime për t'i mbrojtur nga përplasjet, për t'i mbrojtur nga tymnaja e zezë dhe sidomos nga “duart e errëta”, që të gjithë e dimë të kujt janë, që në këtë moment duan që maskat e tyre t'ua vënë fytyrave të fëmijëve tanë, nxënësve tanë.Kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim, kemi ndërtuar bashkë, të dashur prindër, shumë programe edukimi që ju i keni mbështetur në shkollat që nga klasa e parë deri në maturë. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet.Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë bizneset me të cilat mbahen mijëra familje, përfshi dhe familjet e vetë fëmijëve tanë.Prandaj e vetmja mënyrë që ne kemi është që energjinë pozitive, por edhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar, ta kthejmë në rrugë dialogu.Kemi qenë gjithmonë bashkë në komunikim dhe do të vazhdojmë të jemi. Do të vazhdojmë të jemi që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga “duart e zeza”, të cilat duhet t'i mbajmë larg dhe të mos na i kthejnë fëmijët në viktima të kaosit.Po të jemi bashkë që këto shkolla të jenë vatrat e dijes, sikurse bashkë i kemi ndërtuar, i kemi trashëguar të tilla dhe duhet t'i mbajmë dhe t'i lëmë stafetë të tilla.Prandaj, ashtu sikurse gjithmonë kemi punuar dhe diskutuar, ju ftoj që në radhë të parë të kemi bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren peng nga rrëmuja dhe nga kaosi.T'i dëgjojmë ata, t'u japim mundësinë të flasin jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë.Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit.Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët, përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen, edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjitha programet tona.Prandaj e kërkoj këtë bashkëpunim, duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t'ia humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes.Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit:Ju lutem, në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t'ju përgjigjur" U.D/Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ministria e arsimit policia e shtetit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 23.6% Jo 72.3% Disi 4.1% Vota total: 292 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?