Lajme Zone
Protestat e dhunshme/ Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’
Të tjeraABC News Albania

Protestat e dhunshme/ Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur dyshime për përfshirjen e shtetasve të huaj në grupet e dhunshme gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur dyshime për përfshirjen e shtetasve të huaj në grupet e dhunshme gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.

Sipas Karamuços, gjatë protestave janë vënë re shtetas të huaj nga Italia, Maroku, Gjermania dhe SHBA-ja.

Bazuar në informacione konfidenciale, dy shtetas amerikanë dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në episodet e dhunës duke furnizuar me gurë dhe molotovë. Eksperti tha se duhet të hetohet se çfarë i ka sjellë këta persona në Shqipëri dhe cili ka qenë roli i tyre gjatë protestave.

“Gjatë këtyre protestave, te një grup i dhunshëm, është vënë re se ka pasur edhe shtetas të huaj: italianë, marokenë, gjermanë dhe amerikanë. Dy amerikanët e fundit, mesa kam pyetur, kanë marrë pjesë në mënyrë aktive, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Njëri prej tyre, me një biçikletë me kosh, mbante gurë dhe molotovë dhe ia shpërndante grupit të zjarrit. Një tjetër, nga Kalifornia, shpërndante gurë dhe molotovë. Duhet hetuar se çfarë i ka sjellë këta persona këtu. Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story