Lajme Zone
“Rama e di që Veliaj s’ka ndikim në protestë”/ Përplasje në Top Story, Curri i kthehet Qorit: E di kush është ndryshimi yt me Jezu Krishtin? Ai ishte marksist me Zot, ju…
PolitikëTop Channel

“Rama e di që Veliaj s’ka ndikim në protestë”/ Përplasje në Top Story, Curri i kthehet Qorit: E di kush është ndryshimi yt me Jezu Krishtin? Ai ishte marksist me Zot, ju…

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Top Story”, ku u ndal te letra e Veliajt për Ramën pas takimit me Ministrin Toni Gogu.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Top Story”, ku u ndal te letra e Veliajt për Ramën pas takimit me Ministrin Toni Gogu. Gjatë fjalës së tij, ai pati një debat me analistin Arjan Curri, me këtë të fundit që u shpreh se nëse Veliaj është i korruptuar, atëherë nuk mund ta thotë të vërtetën.

Debati-

Qori: Edi Rama nuk ka lënë burrë me mjekër e grua me shami në protestë pa i përgojuar si agjentë të Iranit. E para nuk janë agjent të Iranit. E dyta, edhe sikur të jenë qenë një herë në jetë në Iran, nuk i bën agjentë të Iranit. Edi Rama e di shumë mirë që Erion Veliaj nuk ka ndikim në protestë, veç se nëse ka spiunët e vetë aty brenda në protestë.

Curri: Nëse Veliaj është i korruptuar, atëherë një hajdut nuk mund ta thotë të vërtetën sepse nuk qëndron.

Qori: Si nuk qëndron? Për të shpëtuar veten qëndron.

Curri: E dini kush është ndryshimi juaj me Jezu Krishtin?

Qori: S’ka rëndësi fare.

Curri: Ka rëndësi. A e cituat? Ndryshimi juaj me Jezu Krishtin është ky. Që Jezu Krishti është një ,marksist me Zot, ndërsa ju jeni të krishterë që nuk besoni në Zot. Jezu Krishti është një komunist me Zot, ju jeni komunistë pa Zot. Top Channel