Lajme Zone
Loja e pasqyrave në qelinë e Erion Veliajt
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Loja e pasqyrave në qelinë e Erion Veliajt

Deklarata lidhet drejtpërdrejt me polemikën që shkaktoi vizita e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në qelinë e Veliajt. Megjithatë, ajo nxjerr në sipërfaqe edhe planin e përfolur të Edi Ramës për të sjellë Arbër Hajdarin në krye të Bashkisë së Tiranës.

Foto ilustruese/ Vizita e Toni Gogut ndezi luftën publike mes kryebashkiakut dhe Edi Ramës. Veliaj kërkon statusin e viktimës politike, ndërsa kryeministri mund ta përdorë përplasjen për të përçarë protestën... Erion Veliaj ka mbajtur më në fund një qëndrim të fortë publik. Ai i ka kërkuar Edi Ramës të largohet, nëse nuk provon dot pretendimin se kryetari i Bashkisë së Tiranës qëndron pas protestave kundër qeverisë.

Deklarata lidhet drejtpërdrejt me polemikën që shkaktoi vizita e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në qelinë e Veliajt. Megjithatë, ajo nxjerr në sipërfaqe edhe planin e përfolur të Edi Ramës për të sjellë Arbër Hajdarin në krye të Bashkisë së Tiranës.

Ky skenar ka qarkulluar prej kohësh nën zë. Sot Veliaj i dha zë publik. Sfida që ai i bën Edi Ramës është e fortë, por ngjan tepër e bukur për të qenë krejtësisht e vërtetë.

E gjithë përplasja duket më shumë si lojë pasqyrash sesa si një ndarje përfundimtare politike. Duke u paraqitur si viktimë e kryeministrit, Veliaj forcon pozitat për hapin e radhës, betejën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Edhe politikisht, kjo sfidë ndaj babait të tij politik nuk e dëmton domosdoshmërisht mazhorancën. Përkundrazi, ajo mund ta përçajë më tej frontin kundër Edi Ramës. Protesta fiton një protagonist të ri, ndërsa Berisha, Qori, Shehaj dhe Lapaj shtyhen në plan të dytë. Pikërisht këtu historia fillon të marrë pamjen e një konspiracioni politik.

Veliaj fiton parzmoren e viktimës. Me Partinë Socialiste, ndërkohë, duket se i ka larë duart.

A e dëmton PS-në gjithë ky sherr?

Natyrisht që po. Problemi është se përballë saj nuk gjendet ende një forcë politike që mund të përfitojë. Edi Rama mund ta përdorë përplasjen me Veliajn për ta zhvendosur vëmendjen nga protestat, duke e përçarë edhe më tej frontin kundër tij.

Nuk duhet harruar se pothuajse e gjithë opozita e sotme kontribuoi në denoncimin e Veliajt. A mund të kthehen tani në aleatë të tij ata që e paraqitën për vite si simbol të pushtetit të korruptuar?

Vizita e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në qelinë e Erion Veliajt nuk mund të trajtohet si gjest personal. Një takim i tillë përbën akt politik dhe, siç ndodhi, prodhoi menjëherë një lajm të madh.

Bomba plasi dhe tani qarkullojnë dy versione. Veliaj pretendon se Gogu i përcolli një mesazh kërcënues në emër të kryeministrit. Ministri e mohon kategorikisht.

Asnjë palë e tretë nuk ka dhënë deri tani një version që mund të verifikojë se çfarë ndodhi brenda qelisë. Pikëpyetjet dhe dyshimet mbeten të mëdha.

Toni Gogu nuk mund të ketë shkuar te Veliaj thjesht me dëshirën e vet, siç pretendon. Vizita kishte natyrë politike. Edi Rama, sipas kësaj logjike, përdori një anëtar të qeverisë për t’i çuar një mesazh djalit plangprishës. Megjithatë, historia nuk duket aq e thjeshtë sa paraqitet.

Stenogrami që publikuan mediat pranë Veliajt pretendon se Rama i kërkoi të anulonte emërimet në Bashkinë e Tiranës dhe më pas e kërcënoi se do ta implikonte si bashkëpunëtor të dhunës në kryeqytet. Ky version duket i fryrë.

Mesazhe kaq të rënda zakonisht nuk përcillen përmes një ministri, aq më pak përmes një njeriu të afërt me Veliajn, si Toni Gogu. Për të ushtruar presion mbi një të paraburgosur, pushtetit do t’i mjaftonte edhe një ndërmjetës nga brenda burgut.

Sipas të gjitha gjasave, Edi Rama tentoi të negocionte me Veliajn. Ky i fundit e grisi letrën dhe i shpalli luftë shefit të vet.

Ky është lajmi real që del nga një ngjarje njëkohësisht banale dhe e rëndë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkon të fitojë avantazh nga përplasja.

Në të vërtetë, hapësira e tij politike është ngushtuar dhe mandati po shkon drejt fundit. Megjithatë, Veliaj po bërtet për të negociuar pozitën e vet, duke u paraqitur si viktimë politike e Edi Ramës.

E gjithë historia ngjan me një lojë pasqyrash që kërkon sqarim të plotë. Ministrit të Drejtësisë nuk i mjafton ta përgënjeshtrojë Veliajn. Nëse Gogu nuk ia ka përcjellë mesazhin që kryebashkiaku bëri publik, duhet ta padisë për shpifje.

Në këtë përplasje, njëri prej tyre gënjen. Dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi./Pamfletiloja e pasqyrave erion veliaj edi rama toni gogu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Letra e Veliajt, PD kërkon hetimin e Ramës: Kërcënime të stilit mafioz, jeta e kryebashkiakut në rrezik 2 Nëntor 2026, 20:5620:56Politike “Rama po dhunon shtetin, ka rënë sistemi”, Shehi: Si negocion ministri i Drejtësisë me një të burgosur?! 2 Nëntor 2026, 20:3920:39Politike Video/ Nga korrupsioni, te paratë e pista, kullat dhe lidhjet me krimin: Intervista që nxorri nga shinat Edi Ramën 2 Nëntor 2026, 20:0020:00Politike Rama-Berisha, përballë zemërimit që nuk shuhet 2 Nëntor 2026, 19:4219:42Politike Tabaku ngre alarmin për ekonominë: Paraja e pistë dhe informaliteti po godasin prodhimin 2 Nëntor 2026, 18:1618:16Politike “Mbreti lakuriq” dhe oborri i sakrifikuar, socialistët si gurë shahu në duart e Edi Ramës 2 Nëntor 2026, 18:0518:05Politike