Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Eugen Beci: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn


Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin Prime në News24 komentoi vizitën e ministrit të Drejtësisë Toni Gogu në burgun e Fierit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin Prime në News24 komentoi vizitën e ministrit të Drejtësisë Toni Gogu në burgun e Fierit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Beci shprehet se duhet që të nisë një hetim penal i thelluar në lidhje me këtë rast. Shtoi se nëse deklaratat e Veliajt janë të vërteta, duhet të ketë përgjegjësi penale. Eugen Beçi: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun e Fierit për të takuar Veliajn. Ministri i Drejtësisë është administratori i të burgosurve, kurse i paraburgosuri ndodhet aty për shkak të Prokurorisë. Këtë duhet ta zgjidhë hetimi, për të kuptuar se përse shkoi ministri, do pyetet kryebashkiaku Veliaj se përse ka qenë Gogu në atë burg. Në rast se një bisedë e tillë kërcënuese është bërë siç shprehet Veliaj, duhet që të mbajë dikush përgjegjësi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: eugen beci gogu Veliaj vizita ne burg