Lajme Zone
Protestat/ Balla nga Golemi: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh
PolitikëReport TV

Protestat/ Balla nga Golemi: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla gjatë një takimi me gratë në Golem, foli edhe për pasojat që po japin protestat e dhunshme në Tiranë për imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit. Ndërsa e cilësoi Golemin si kryeqytetin e turizmit, Balla theksoi shqetësimin e bizneseve turistike për pamjet e dhunës në kryeqytet, duke deklaruar se ato po dëmtojnë imazhin e turizmit shq

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla gjatë një takimi me gratë në Golem, foli edhe për pasojat që po japin protestat e dhunshme në Tiranë për imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit. Ndërsa e cilësoi Golemin si kryeqytetin e turizmit, Balla theksoi shqetësimin e bizneseve turistike për pamjet e dhunës në kryeqytet, duke deklaruar se ato po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po ndikojnë në anulimin e rezervimeve. LEXO edhe...Altin Ketro: Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës Sipas Ballës, bizneset e turizmit dënojnë dhunën, të cilën ai ia atribuoi aktorëve politikë vendas dhe ndikimeve të huaja, që sipas tij janë armiqësore ndaj Shqipërisë. Ai nënvizoi se pasojat e këtyre pamjeve shtrihen përtej Tiranës, duke prekur edhe sipërmarrjet turistike, të cilat varen nga imazhi i vendit dhe besimi i vizitorëve vendas e të huaj. “Një mesazh nga krye-Qyteti i turizmit Golem ku biznesi turizmit dënon dhunën e gatuar nga salinjtë vendas, e shtyrë edhe nga duart e huaja, armiqësore me Shqipërinë. Pamjet nga bulevardi, po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po sjellin anullim të rezervimeve”, shkroi Balla në rrjetet sociale. R.Xh/ReportTv.al proteste protestat kunder qeverise taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14406 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?