Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta te Kuvendi/ Vezë, domate e sende të forta ndaj policëve, lëndohen 6 prej tyre! Policia hedh ujë e spray piper! Shkon në 23 numri i protestuesve të shoqëruar, 11 në spital (VIDEO+FOTO)


TIRANË- Atë që ndodhi protestën e 3 javëve më parë, kur më 2 korrik para parlamentit situata doli jashtë kontrollit në disa momente, Policia e shtetit e kishte marrë mësim. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteve ishin marrë të gjitha masat nga uniformat blu për protestën që ishte paralajmëruar para godinës së seancave plenare. Kordoni i sigurisë, ndryshe nga herët e tjera, ishte vendos

TIRANË- Atë që ndodhi protestën e 3 javëve më parë, kur më 2 korrik para parlamentit situata doli jashtë kontrollit në disa momente, Policia e shtetit e kishte marrë mësim. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteve ishin marrë të gjitha masat nga uniformat blu për protestën që ishte paralajmëruar para godinës së seancave plenare. Kordoni i sigurisë, ndryshe nga herët e tjera, ishte vendosur disa qindra metra larg hyrjeve të Kuvendit, për t’i mbajtur sa më larg protestuesit. LEXO edhe...Protestuesit para Kryeministrisë, Rama në zyrë! Shefi i qeverisë publikon VIDEON: Thirrja 'Rama jepe dorëheqjen' më ekzalton Këta të fundit ishin pajisur mirë me vezë dhe domate. Me deputetët që i kishin larg, vezët dhe domatet që i kishin parashikuar për ligjvënësit i hodhën drejt policisë. Tensioni u intensifikua dhe të bllokuar në hyrjen kryesore të qendrën tregtare Toptani, protestuesit filluan përplasjet me uniformat. Ata arritën të heqin një pjesë të gardhit metalik. Që në orën 9:15 u lëndua, kur duhej edhe një orë nga nisja e seancës plenare, u lëndua efektivi i parë. Ndërkohë deputetët filluan hyrjen në Kuvend, të cilën këtë herë e kishin më të thjeshtë prej perimetrit të zgjeruar. Pjesa më e madhe u futën nga hyrja anësore nga pedonalja, të bezdisur vetëm nga thirrjet e protestuesve ‘nuk na përfaqësoni’ apo ‘deputetë frikacakë’ Një zonjë me të afërmin e saj me aftësi të kufizuar, u lejua të kalonte nga policia në gardhin metalik, por kjo u pa si një mundësi nga protestuesit që të kalonin edhe ata. Këtu lindën dhe përplasjet e ashpra ku nuk mungoi as përdorimi i sendeve të forta nga ana e protestuesve. Mes grupit më të dhunshëm një pjesë e mirë ishin me maska. Rreth orës 9:35 nisën autobotët me ujë, spraji piper apo edhe gazi lotsjellës Një i ri i gjakosur pati nevojë për ndërhyrjen e ambulancës. Episodi krijoi edhe reagime apo akuza politike por siç tregojnë edhe pamjet e publikuara më pas, ai u plagos nga një gurë i ardhur nga protestuesit mbrapa. Situatë kaotike te bulevardi “Zhan d’Ark”, pranë Rrugës së Elbasanit” ku protestuesit e pakët përpiqen të ndalojnë makinat. Ata nxorën në rrugë edhe koshat e mbeturinave duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe u përplasën me policinë. Bilanci i përplasjeve 6 punonjës policie dhe 11 protestues të lënduar që përfunduan në spital. Përplasja zgjati disa minuta. Protestuesit u qetësuan, duke qëndruar larg kordonit të uniformave blu. Pas dhunës disa protestues të tjerë nuk munguan me lule apo përqafime Teksa vijonte seanca plenare, protestuesit ndjenjën të qetë nën temperatura të larta, gjithmonë e më të pakët siç tregojnë këto pamje me dron të Report Tv. Disa dhjetëra pritën deri në përfundim të seancës plenare, duke regjistruar një tjetër moment përplasje. Makina e një deputeti u godit me vezë dhe kjo nxiti ndërhyrjen e policisë. Gjatë gjithë ditës 23 protestues u shoqëruan nga policia, shumica e të cilëve u dërguan në komisariatin nr1. Share Share Ora 21:43 Protesta te Kuvendi/ AGSh: Policia bllokoi hyrjen e gazetarëve në ambientet e institucionit! Të sqarohen rrethanat e shoqërimit të gazetares Vjolanda Peca Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar duke shprehur shqetësim për sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë zhvillimeve të kësaj të enjteje në dhe pranë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.Sipas AGSH-së, që në orët e para të mëngjesit policia bllokoi hyrjen normale të gazetarëve në Kuvend, ndonëse punonjësit e medias i nënshtrohen vetëm Rregullores së Masmedias të miratuar nga Kuvendi.Organizata kërkoi gjithashtu sqarimin e plotë të rrethanave të shoqërimit në polici të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca, duke theksuar se shoqërimi i gazetarëve pa një shkak të ligjshëm përbën një vijë të kuqe që nuk duhet të kalohet. Ndërkohë, gazetarja është liruar tashmë nga ambientet e policisë.Reagimi i plotë: Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh edhe një herë shqetësimin e tij të thellë për sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme, në dhe përpara ambienteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Që në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit kishte bllokuar hyrjen normale të gazetarëve në ambientet e Kuvendit. Duhet rikujtuar se gazetarët dhe punonjësit e medias i nënshtrohen vetëm Rregullores së Masmedias të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe se pengimi i ushtrimit të detyrës së tyre nga Policia e Shtetit është i papranueshëm.Së dyti, Policia e Shtetit nuk bëri asnjë komunikim paraprak mbi masat dhe perimetrin e sigurisë jashtë Kuvendit, në mënyrë që gazetarët dhe punonjësit e medias të ishin në dijeni dhe të mund të organizonin punën e tyre.Kjo është hera e disatë që Policia e Shtetit pengon pa shkak gazetarët të raportojnë lirshëm në hapësirat ku zhvillohen protesta. Një sjellje e tillë është tërësisht e papranueshme dhe cenon ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.AGSH kërkon gjithashtu, në mënyrë urgjente, sqarimin e plotë të rrethanave të shoqërimit në polici të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca. Shoqërimi i gazetarëve në polici pa një shkak të ligjshëm përbën një vijë të kuqe që nuk duhet të kalohet në asnjë rrethanë.Po ashtu, shprehim shqetësimin tonë për përdorimin e ujit me presion dhe gazit lotsjellës në drejtim të gazetarëve, të cilët ndodheshin në terren duke ushtruar detyrën e tyre për të informuar publikun. Autoritetet kanë detyrimin të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe jo t’i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve gjatë ushtrimit të profesionit. Share Ora 17:10 Deputetët lënë Kuvendin, protestuesit qëllojnë makinat me vezë! Policia nis me shoqërimet (VIDEO) Sapo deputetët kanë lënë ambientet e Kuvendit në përfundim të seancës plenare, protestuesit e mbetur kanë qëlluar me vezë makinat e ligjvënësve. Përplasja ndodhi përballë qendrës tregtare Toptani dhe menjëherë nisën shoqërimet nga policia. Share Ora 16:54 Përplasjet me policinë, efektivët shoqërojnë edhe disa protestues të tjerë (VIDEO) Vijojnë tensionet mes shërbimeve të policisë dhe protestuesve.Vetëm pak më parë policia ka shoqëruar edhe disa protestues të tjerë të që ishin pranë Lanës.Aktualisht raportohet për rreth 15 protestues të shoqëruar gjithsej. Share Ora 16:00 Protesta para Kuvendit, policia shoqëron organizatorin Edison Lika! Protestuesit kundërshtojnë (VIDEO) Vijon ende protesta para Kuvendit. Pas përplasjeve me policinë, këta të fundit kanë shoqëruar 11 persona mes tyre edhe organizatorin Edison Lika.Ndërsa forcat e policisë kanë marrë Likën, disa protestues kanë ndërhyrë në mes.Ata dëgjohen të thonë mos e prek me dorë. Share Ora 15:55 Protesta para Kuvendit, shoqërohet nga policia protestuesi Erlis Sina (VIDEO) Policia ka shoqëruar protestuesin Erlis Sina, i cili këtë të enjte mori pjesë në protestën para Kuvendit. Ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të Sinës, i cili u bë i njohur për publikun pas një mesazhi drejtuar tij nga kryeministri Edi Rama.Rama publikoi një foto të SInës mëngjesin e një dite që qytetarët e gdhinë para Kryeministrisë në shenjë proteste, ku ai dukej i braktisur nga protestuesit e tjerë në nismën për të kaluar natën para godinës qeveritare. Share Ora 14:38 Protestuesit vendosin qeska me plehra para kordonit të policisë (VIDEO) Pas përplasjeve para Kuvendit, protestuesit kanë vendosur disa qeska me plehra para kordonit të policisë.Sipas protestuesve mesazhi për uniformat blu është që ata mos t’i mbrojnë politikanët. Share Ora 13:08 Protestuesit sulmojnë me ‘breshëri’ vezësh makinën e ministrit Nufi (VIDEO) Ndërsa makina e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufit, dilte nga ana e Ministrisë së Brendshme, protestuesit lëshuan një ‘breshëri’ vezësh.“O hajdut!” thërrasin ata teksa flakin vezë drejt automjetit. Share Ora 13:01 Përplasjet para Kuvendit/ 17 të lënduar në spitale, Ministria e Shëndetësisë: 6 policë dhe 11 protestues 17 qytetarë mes tyre, mes tyre 6 policë dhe 11 protestues iu drejtuan në Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe Spitalit Universitar të Traumës për ndihmë mjekësore, pas tensioneve në protestën e cila vijon ende para Kuvendit.Në një njoftim Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Njoftimi i plotë:Ju informojmë se aktualisht në strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në QSUT janë paraqitur 10 protestues.Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore. Share Ora 11:52 Tensionet në protestën para Kuvendit, protestuesit i bie të fikët! Në vazhdën e protestave një protestuesi i ka rënë të fikët para Kuvendit.Pas kësaj situate qytretari është marrë nga ambulanca për t’u transportuar drejt urgjencës. Share Ora 11:16 Me plagë në kokë, pamjet e efektivëve të lënduar në përplasjet para Kuvendit Me plagë në kokë dhe me uniformën e dëntuar, këto janë pamjet e punonjësve të policisë që mbetën të dëmtuar si pasojë e përplasjeve me protestuesit para Kuvendit. Share Ora 11:09 Shenjë ‘pajtimi’? Protestuesit u dhurojnë lule policëve Pas përplasjeve me policinë, protestuesit kanë bërë një gjest më paqësor duke u dhuruar lule. Gjithashtu, ata shihen duke shkruar diçka në asfalt. Share Ora 10:50 Përplasjet me policinë, 1 shoqëruar te 'Rruga e Elbasanit' Pas tensioneve dhe përplasjes me uniformat blu, bëhet me dije se një protestues është shoqëruar në polici te 'Rruga e Elbasanit'.Protestuesit tentuan të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Elbasanit.” Ata dolën përpara makinave duke thirrur "Bashkohuni me ne!" Share Ora 10:24 Bllokohet qarkullimi te bulevardi ‘Zhan d’Ark”, protestuesit tërheqin në rrugë koshat e mbeturinave (VIDEO) Situatë kaotike te bulevardi “Zhan d’Ark” ku protestuesit përpiqen të ndalojnë makinat.Ata kanë nxjerrë në rrugë edhe koshat e mbeturinave duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një nga koshat është shkruar edhe “Rama burg, Berisha burg.” Share Ora 10:18 Përplasjet me policinë para parlamentit, dy protestues të lënduar Dy protestues me djegie në lëkurë nga gazi lotsjellës e spray me piper i janë drejtuar ambulancës për të kërkuar ndihmë.Në momentin që një prej protestuesve u bën thirrje ndihmësmjekëve, një prej tyre thotë se në ambulancë ka edhe katër të lënduar të tjerë. Deri më tani nuk ka një numër të saktë për protestuesit e lënduar, teksa raportohet për 3 policë. Share Ora 09:56 Protestuesi lëndohet me gur në kokë: Mos u dorëzoni! Një protestues është lënduar nga një gur në kokë. Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë ai është dërguar me nxitim drejt ambulancës.Edhe pse i lënduar, protestuesi vijon me thirrje të forta “Mos u dorëzoni!” Share Ora 09:39 VIDEO/ Polici i mbuluar në gjak nga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm Taulant Balla ka ndarë një video të një efektivi policie të lënduar nga sulmet e protestuesve. Polici shihet i gjakosur në kokë, ndërsa Balla e quan protestën “terrorizëm.”“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan ai. Share Ora 09:39 PAMJET ME DRON/ Tensionet në protestën te Kuvendi, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe spraj me piper ndaj protestuesve, të cilët i qëlluan me vezë e domate. Share Ora 09:34 ‘Fikni makinat’, protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, ndërhyn policia Protestuesit po përpiqen të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Elbasanit.” Ata përpiqen të kalojnë kordonin e policisë duke dalë përpara makinave dhe thërrasin "Bashkohuni me ne!"“Fikni makinat”, thërrasin ata, teksa përplasen me policinë që ndërhyn për t’i larguar dhe shmangur kaosin e trafikut. Share Ora 09:19 Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati ‘arsenalin’! Arka të mbushura me vezë Protestuesit e kanë bërë gati arsenalin e vezëve që do të përdorin në protestën para Kuvendit. Disa prej tyre, siç shihet edhe në këto pamje, po çojnë në protestë arka të mbushura me vezë, të cilat i mbajnë në krah apo me motor. Share Ora 09:15 Sulmet e protestuesve para parlamentit, lëndohet një polic (VIDEO) Një efektiv është lënduar nga sulmet e protestuesve para parlamentit. Nuk është e qartë se çfarë e ka goditur policin. Protestuesit deri më tani kanë përdorur vezë, bidonë e domate. Share Ora 09:07 Protesta te Kuvendi, protestuesit heqin gardhin metalik! Sulme me vezë e domate drejt policisë (VIDEO) Protestuesit kanë hequr gardhin metalik para parlamentit për të përçarë kordonin e sigurisë. Ky moment shënoi edhe përplasjen e tyre të parë me policinë. Më pas kanë vijuar të hedhin vezë, domate e bidonë drejt efektivëve, edhe pse janë bërë thirrje për të mos sulmuar policinë.Tani gardhi metalik te pedonalja është hequr dhe ka mbetur vetëm kordoni i sigurisë i krijuar nga forcat e policisë. Pranë ndodhen edhe autobotet në ujë, në gatishmëri për neutralizimin e situatës. Share Ora 08:32 Protesta para Kuvendit, ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Nisin paqësisht, por mund të ndryshojnë! Shmangni demonstratat Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e lajmëruar sot përpara Kuvendit. Ambasada thotë se mund të ketë protesta të tjera edhe në vijim ndërsa thekson se pavarësisht se mund të nisin paqësisht, situata ndryshon.Njëkohësisht, i lajmëron se para dhe pas protestave ka kufizime lëvizjeje dhe masa sigurie të shtuara, ndërsa personelit amerikan i kërkohet të shmangë zonat e tubimit. Në një sërë këshillash të renditura, e para theksohet shmangia e demonstratave nga qytetarët amerikanë.“Një protestë është planifikuar të zhvillohet përpara ndërtesës së Kuvendit, në Rrugën George Ë. Bush. Kjo protestë lidhet me protestat e natës që vazhdojnë përpara ndërtesës së Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërmjet Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të shtrihen edhe në zona përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e qarkullimit dhe ndërprerjet në trafik priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestave. Personeli i qeverisë së Shteteve të Bashkuara këshillohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat.Forconi masat për sigurinë tuaj duke ndjekur këto këshilla:Veprimet që duhen ndërmarrë:Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin demonstratat.Qëndroni të vetëdijshëm për mjedisin që ju rrethon.Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve, kur ndodheni në vende publike.Ndiqni mediat lokale për përditësime.Gjithmonë keni një plan emergjence ose një strategji për t'u larguar në rast nevoje.Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Share Ora 08:22 Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike, zgjerohet perimetri i sigurisë (VIDEO) Teksa pas pak pritet seanca plenare, Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë sesa herët e tjera. Momentalisht, veç qytetarëve e automjeteve, as media nuk po lejohet të hyjë brenda territorit të rrethuar nga “Rruga e Elbasanit” drejt pedonales dhe Ministrisë së Brendshme. Masat vijnë pas sulmeve me vezë të së hënës nga protestuesit drejt deputetëve dhe sot pritet protesta e radhës. Share P.J/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise kuvend 23 korrik 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 28.1% Nuk e di 7.8% Vota total: 5389 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?