Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Protesta te Kuvendi, Rama u përgjigjet ‘Demokratëve Europianë’ me videon e Luarasit: S’flisni për dhunën! Gurët e vezët drejt deputetëve, sjellje e neveritshme


“Demokratët Evropianë” që mbështetën protestën para Parlamentit, Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj duke akuzuar se heshtën për sulmet ndaj deputetëve. Rama publikoi videon e përplasjes së deputetes Iris Luarasi me disa protestuese ndërsa tha se është e turpshme heshtja e atyre që i quan demokratë dembelë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tone të ashpra “Demokratëve Evropianë”, një parti politike në Evropë e cila ka edhe përfaqësues në Parlamentin Evropian, dhe që ka qenë e zëshme në mbështetje të protestave në Tiranë. Reagimi i Ramës lidhet posaçërisht me një postim në X, mëngjesin e kësaj të mërkure, ku European Democrates pyesin Kryeministrin drejtpërdrejtës “cili është problemi yt me disidencën”, duke iu referuar protestës. LEXO EDHE:Sulmet e protestuesve ndaj Gjuzit e Luarasit, deputetet e PS: Dhuna, e pajustifikueshme! Të identifikohen personat, hetim i plotë! Rishikim të protokollit të sigurisë Reagimi i European DemocratesPërmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama iu përgjigj me pamjet kur deputetja socialiste Iris Luarasi u ndoq nga disa aktiviste në një qendër tregtare, dhe i akuzoi përfaqësuesit evropianë se po shpërfillin dhunën ndaj ligjvënësve. “A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo... Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të “kundërshtimit”, nga piedestali juaj i lartë demokratik? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfn aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?”, shkruan Rama. Duke iu referuar incidenteve të regjistruara gjatë protestës, kreu i qeverisë tha se deputetët u përballën me fyerje, poshtërime dhe sulme gjatë hyrjes në Kuvend. “Ndoshta kështu duket nga rehatia e tastierës suaj. Por, jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin mes një korridori sharjesh dhe dhune fizike, me vezë e madje edhe gurë të hedhur ndaj tyre, vetëm që të arrinin në vendin e tyre të punës", shkruan Rama. Postimi i Edi RamësNë pamjet e publikuara, deputetja Iris Luarasi shfaqet duke debatuar me disa aktiviste, të cilat i bllokojnë rrugën teksa ajo përpiqet të hyjë në ambientet e Kuvendit. Pas ngjarjes, Luarasi deklaroi se do ta denonconte rastin dhe do t’ia linte drejtësisë vlerësimin e veprimeve të protestueseve. “Do ta denoncoj këtë rast dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë, sepse fyerja nuk është protestë, poshtërimi nuk është aktivizëm dhe dhuna nuk bëhet më pak dhunë vetëm sepse ushtrohet nga vajza", u shpreh Luarasi. Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise Kuvend 8 shtator 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Uno: 09/09/2026 12:29 Po te vjedhesh si ti vendin dhe te mashtrosh si ti njerzit, a eshte e neveritshme? Përgjigju 433: 09/09/2026 12:22 Veza te shpallet arme e shkaterrimit ne mase. Përgjigju 404: 09/09/2026 13:26 Jam dakort. dhe omleta te behet e jashtligjshme Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 2831 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?