Lajme Zone
Protesta spastron gjobaxhinjtë e Zdromsit dhe qeverisë nga rrugët
PolitikëCNA

Protesta spastron gjobaxhinjtë e Zdromsit dhe qeverisë nga rrugët

Në Muriqan është kapur nga shërbimet e Policisë një 31 vje...

Inspektorët e institucioneve që zvarriten rrugëve dhe mbysin me gjoba qytetarët me shpërthimin e protestave duket se janë fshehur. Simboli është Policia Bashkiake e Tiranës, për të cilën mund të themi se ka vendosur “rekorde” për vënien e gjobave ndaj automjeteve dhe qytetarëve.

Në çdo rrugicë apo cep të Tiranës, punonjësit e policisë bashkiake u kthyen në një ushtri gjobëvënësish, në shumë raste me gjoba të padrejta thjesht për të mbushur buxhetin e bashkisë edhe me fushata që tejkalonin ligjin.

Përveç policisë bashkiake në Tiranë, ka dhe institucione të tjera që janë kthyer në industri gjobaxhinjsh, por këta policët që kanë krytetarin në paraburgimin e Durrësit “shkelqejnë” mbi të tjerët. Gjobaxhinjtë e rrugëve të Tiranës i spastroi protesta e zhvilluar në kryeqytet nga studentët dy javët e fundit. Mbahet sot protesta e 15-të studentore

27 Tetor, 08:05 Që nga data 12 tetori dhe deri më sot, më 27 tetor, protesta studentore i futi gjobaxhinjtë në “vrimë të miut”, duke nisur nga policia bashkiake e duke përfunduar tek institucionet e tjera.

Kjo protestë përveç se tregoi vendosmërinë e studentëve dhe forcën e rezistencës së tyre në rrugët e kryeqytetit kundër qeverisë, duket se kishte dhe këtë të mirë, që zhduku nga qarkullimi të eturit për të gjobitur qytetarët.

Për një periudhë më shumë se dy javore, po të shikojmë regjistrat e gjobave, ndoshta janë dhe gati në zero në krahasim me të shkuarën ku gjobat ndaj qytetarëve të Tiranës mbushin arkat e bashkisë më qindra milionë lekë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.