Partia Socialiste ia ka atribuuar Sali Berishës përgjegjësinë politike për aktet e dhunës gjatë protestës së sotme ku iu vu flaka një banke të nivelit të dytë, një institucioni financiar dhe një zyre në Ministrinë e Arsimit. Gjatë gjithë ditës, Taulant Balla publikoi një sërë videosh, fotosh dhe mesazhesh, për të cilat thotë se konfirmojnë se pas sulmeve të paprecedenta ndaj institucioneve, bizneseve dhe Policisë qëndrojnë eksponentë, aktivistë, deputetë dhe militantë të Partisë Demokratike. Një tjetër video, për të cilën pretendon se tregon momentin para zjarrit në Ministrinë e Arsimit. Sipas tij, në pamje shihet deputeti i PD-së, Klevis Balliu, duke komunikuar me protestues të maskuar. LEXO edhe...Protesta/ Digjet një makinë në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit’, ndërhyn zjarrfikësja (VIDEO) “Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha. Me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë. Dhunën po e bëjnë jo-studentët! Por ngelësit për pushtet”, shkroi Balla. Të njëpasnjëshme ishin reagimet e pjesëtarëve të kabinetit qeveritar lidhur me protestat e dhunshme. Zv.kryeministrja Albana Koçiu shkruajti se pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi. “Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari”, shkruaj Koçiu. Sipas saj Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar, por ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur. Edhe Ministrja Ibrahimaj publikoi pamjet e sulmit ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe shkroi se t’i vësh flakën institucioneve rrezikon jetë njerëzish. Ndërsa ministri i Financave Petrit Malaj shkruajti se kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin e saj. Për ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje! “Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh”, shkruaji Nufi duke publikuar pamjet me deputetin e PD Klevis Balliu. Ndërsa, Ulsi Manja tha se në aktet e dhunës oi kanë organizuar militantët e Berishës. Ora 19:56 Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna! Axhenda e askujt s’është mbi Shqipërinë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas sulmit ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve duke e dënuar si akt të papranueshëm. Ai shprehet se dhuna dëmton interesin publik e shoqërinë dhe u kërkon subjekteve politike të distancohen prej saj. Kreu i parlamentit përmbyll se axhenda e askujt s’është më e rëndësishme se Shqipëria.“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme.Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, thotë Peleshi. Share Ora 19:55 Protesta e dhunshme në Tiranë, Erjona Ismaili: E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga flakët dhe përplasjet politike Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka reaguar për aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike e private, duke theksuar se demokracia, institucionet dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të cënohen nga flakët dhe përplasjet politike.Në reagimin e saj, Ismaili nënvizon se institucionet nuk janë thjesht godina, por përfaqësojnë ligjet, rregullat dhe politikat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Sipas saj, asnjë akt dhune nuk mund të zhbëjë investimet në arsim, mbështetjen për të rinjtë dhe programet që synojnë zhvillimin ekonomik e social të vendit.Një vëmendje të veçantë në reagimin e saj, Erjona Ismaili i kushton rinisë, duke theksuar se të rinjtë nuk duhet të përdoren si instrument për interesa politike, por duhet të kenë mundësi reale për arsimim, punësim dhe zhvillim profesional.Reagimi i plotë:Shqipëria sot nuk digjet dot se i vutë flakën mureve, as se thyet xhama, as se shkulët semaforët.Se, në fakt, demokracia, liria, zbatimi i ligjit nuk garantohen nga mure e godina.Institucionet janë ligjet, rregullat dhe fryma që ato përcjellin, në përputhje me standardet europiane, të cilat nuk mund të nxihen as nga tymi i pishave dekorative, as nga tryezat e punës të bastisura prej mendjes suaj, që armikun më të madh ka të bukurën.Sot u dogjën biznese, institucione, pemë prej atyre që rininë e kanë parë asgjë më shumë e asgjë më pak sesa mish për top.Sot, kur shkollat janë të investuara e të rikonstruktuara, apo të ndërtuara të reja, sot kur të rinjtë paguhen më mirë, sot që u garantohen sigurimet shoqërore, sot që pensionet janë rritur, sot që financohen projekte e ide, që mbështeten doktoratura e studime shkencore, sot që ofrohet kredia studentore njësoj si në çdo vend europian, sot që ofrohen shtëpi me kredi të butë, shtëpi me interes 0%, sot që garantohet siguria dhe rendi, sot që kemi turizëm gjithëvjetor, sot që mbështetet fermeri, sot që mbështeten bizneset e vogla dhe të mesme, sot që ka programe për studentët ekselentë, praktika pune.Këto nuk fshihen, nuk harrohen e nuk zhbëhen as me flakë e as me dhunë. Nuk zhbëhen as me godina të shkatërruara.Shteti qëndron i fortë nga politikat, nga nismat, nga projektet e programet që shkojnë bashkë me vizionin.Pedagogë që kërcënojnë studentët për të dalë në shesh, duke harruar se dega e PD-së është tjetërkund, larg auditorëve.Nëse huliganët thyejnë, djegin e shkatërrojnë, e konsideroni se është faji i policisë që nuk u garanton siguri, ama nëse policia ndërhyn, e konsideroni dhunë ndaj protestuesve.Hip se të vrava, zbrit se të vrava!Sot është e njëjta dorë që nuk e duronte dot qetësinë e protestës qytetare, adresimin e çështjeve përmes dialogut dhe përjashtimin që protestuesit paqësorë u bënin atyre. Natën, në fshehtësi, organizuan atë që dinë të bëjnë më mirë, atë që mezi e mbajtën deri sot; djegien, shkatërrimin dhe prishjen e imazhit të Shqipërisë. Një padurim për pushtetin që e dinë se nuk do ta kenë, mesazhin për të cilin e morën edhe nga shpërfillja që protokollet e partnerëve tanë ndërkombëtarë i bënë kryetarit të tyre.Në mes të gjithë këtij organizimi e pas tij është e njëjta dorë që, si kufomë politike, e vdekur dhe e pakallur ende, kërkon të ushqejë me gjak etjen e tij për pushtetin e munguar.Krejt e kuptueshme përse, dëshpërimisht, pas çdo kapitulli që mbyllet me BE-në, ju doni të hapni një kapitull të ri dhune në Shqipëri.Por jo mbi kurrizin e të rinjve dhe jo mbi kurrizin e Shqipërisë europiane! Share Ora 19:49 Sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit, reagon Kumbaro: Shkatërrimi i pronës ka zënë vendin e fjalës! Jemi derë e hapur për dialog Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar për protestën duke përkrahur të drejtën për të kërkuar më shumë nga institucionet, por e ndan atë nga dhuna ndaj pronës publike dhe godinave të qeverisë.Ajo thekson disa herë një ftesë për dialog pasi aktet e shkatërrimit “nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët.”Sa për dëmet e shkaktuara në ministri për shkak të xhamave të thyer dhe flakëve në katin e parë, thotë se janë shkatërruar edhe dokumente. Megjithatë, Ministria e Arsimit do të jetë ende me dyer të hapura, pavarësisht trazirave, përfn Kumbaro.Reagimi i plotë:Po ndjekim me shumë shqetësim atë që ka ndodhur këto dy ditë rreth e brenda godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në institucione të tjera.Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e fjalës, zëvendësojnë argumentin dhe dialogun.Si një universitare që kam protestuar vetë sa herë e kërkonte nevoja për të përdorur këtë të drejtë demokratike të fituar me sakrifica, kam respektin maksimal për të drejtën e studentëve për të kërkuar gjithmonë e më shumë nga institucionet, ama, protesta qytetare studentore dhe-dhuna ndaj godinave dhe pronës publike;-dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publike, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën!Kjo vijë ndarëse duhet të mbetet e qartë për cilindo.Ministria e Arsimit, ndonëse rëndë e dëmtuar nga dhuna e orëve të fundit, ka qenë dhe do të jetë një derë e hapur për komunikim me universitetet, me studentët, me prindërit dhe me këdo që ndërton dialog, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.Shqetësimet i dëgjojmë dhe propozimet i shqyrtojmë bashkë, pa paragjykime dhe pa i kthyer mospajtimet në përplasje.Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët.Përtej investimeve që janë kryer e do të vijojnë në çdo universitet të vendit,-Janë çdo vit mbi 12 mijë studentë nga familjet në vështirësi që përfitojnë mbështetje financiare për studimet e tyre;-Mbi 40 mijë studentë përfitojnë tarifa të reduktuara ose përjashtim nga tarifat e studimit;-Qindra studentë ekselentë dhe ata që ndjekin programe prioritare për të cilat vendi ka nevojë përfitojnë bursa dhe mbështetje mujore në masën e pagës minimale prej 500 euro!Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrsesi shkatërrimin e institucioneve të tyre dhe të pronës publike e asaj private.Studentët nuk mund ta shkatërrojnë shtëpinë e tyre.Në një institucion ku normalisht mund të hyhet për dialog nga dera, nuk ka nevojë të thyhen xhamat dhe të digjen zyrat.Pavarësisht se kati i parë i Ministrisë së Arsimit është djegur, duke dëmtuar jo vetëm bazën materiale por edhe dokumente, duke mos qenë i përdorshëm deri sa të riparohet, stafi i Ministrisë së Arsimit është në krye të detyrës dhe Ministria e Arsimit do t’i ketë dyert e hapura si gjithmonë, sepse institucionet krijohen nga njerëzit dhe njerëzit dinë të flasin e të komunikojnë dhe kush më shumë se studentët dhe arsimtarët mund ta bëjnë këtë.Hekurat që thyejnë xhama nuk zgjidhin asnjë problem, ashtu siç gurët e trotuareve nuk ndërtojnë të ardhmen; atë e ndërtojmë në auditorë, me vizion, me dije, me argumente dhe me përgjegjësi.Të dashur studentë, kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t'ju shtyjë drejt akteve të dhunës.Zëri juaj ka vlerë pikërisht kur dëgjohet përmes ideve dhe argumenteve! Share Ora 19:36 Gonxhja reagon për protestën: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike.Sipas Ministrit organizatat studentore, këshillat studentore dhe senatet akademike duhet të distancohen urgjentisht nga këto akte."Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë! E drejta për të protestuar është e pacënueshme, por nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të vërë zjarr apo të shkatërrojë. Institucionet nuk janë të partive: ato u përkasin qytetarëve dhe sulmet ndaj tyre cenojnë rëndë rendin dhe interesin publik! Vetgjyqësia, urrejtja, kaosi nuk janë as zgjidhje as alternativa! Axhenda e destabilizimit i shërben vetëm interesave antishqiptare, në momentin më të lartë historik të progresit tonë demokratik, kombëtar e integrues!Organizatat studentore, këshillat studentore dhe senatet akademike duhet të distancohen urgjentisht nga këto akte dhe të angazhohen për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës. Heshtja përballë dhunës i lë hapësirë ujqve të së shkuarës dhe armiqve të Shqipërisë europiane. Në vëmendje të veçantë mbrojtja e objekteve të kulturës, monumenteve dhe muzeve: Organizatorët dhe pjesëmarrësit duhet të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë këto pasuri. Ato mbartin historinë, kujtesën dhe identitetin tonë dhe u përkasin të gjithë shqiptarëve. Asnjë kauzë nuk mund të përligjë cenimin e pasurisë sonë kombëtare."- thuhet në reagimin e Blendit. Share Ora 19:23 Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën Partia Socialiste ka reaguar për protestat në Tiranë ku shkruan se dhuna nuk është zgjidhje dhe fatura e kaosit në të shkuarën është paguar shtrenjtë. PS thotë se kushdo që e do atdheun, nuk e shkatërron.“Dhuna nuk është zgjidhje!Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona.Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë”, thuhet në postim. Share Ora 19:06 Dyer të thyera dhe zyra të dëmtuara, Ibrahimaj reagon përmes pamjeve: Shkatërrimi nuk është protestë! Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar sërish në rrjete sociale pas akteve të dhunës të regjistruara pasditen e sotme në ambientet e institucionit, ku protestuesit i vunë flakën godinës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI).Përmes pamjeve të publikuara nga ministrja, ajo ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku dënoi aktet e dhunës dhe vandalizmit, duke theksuar se djegia e një institucioni nuk mund të konsiderohet protestë paqësore.Stop dhunës! Stop shkatërrimit!"Shkatërrimi nuk mund të jetë protestë! Është e dhimbshme të shohësh në flakë vendin ku çdo ditë punojnë njerëz që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë vënien në rrezik të jetës së tyre."Institucionet janë pasuri e përbashkët e qytetarëve dhe dëmtimi i tyre është një dëm për të gjithë ne. Djegia dhe shkatërrimi i ambienteve institucionale përbëjnë akte të papranueshme, që përtej dëmeve materiale, krijojnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e personave që ndodhen në godinë, si dhe cenojnë funksionimin normal të institucionit”, shkruan ministrja. Share Ora 18:39 Flamuri i UÇK-së në protestën e dhunshme në Tiranë, Ulsi Manja reagon ashpër: Këta nuk janë studentë por militantë të Berishës Me një video të një protestuesi që mban flamurin e UÇK-së gjatë akteve vandale në Tiranë, socialisti Ulsi Manja ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të simboleve të UÇK-së në djegien e pasurive publike. Në postimin e tij në Facebook, Manja i quan protestuesit militantë të PD-së dhe Sali Berishës duke thënë se ata nuk janë as studentë e as qytetarë. "Stop përdorimit të simboleve të UÇK-së në djegien e pasurive publike dhe grabitjen e pasurisë private e publike! Këta nuk janë as studentë, as qytetarë! Janë militantë të PD-së dhe Sali Berishës!" thotë Manja Share Ora 18:28 Protestat e dhunshme në Tiranë, Koçiu akuzon opozitën: Janë të parët e klasës për zjarrvënie e vandalizëm Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas protestës sw dhunshme në Tiranë, duke akuzuar opozitën se po përdor protestën e studentëve për akte dhune dhe vandalizëm.“Ngelësit e përhershëm të zgjedhjeve, që përdorin dhe ndosin çdo protestë për të kaluar klasën. Këta, në fakt, s’kanë lidhje me studentët, këta janë ‘pedagogët’ e zinj të dhunës, që vijnë për të bërë apelin, për të numëruar mercenarët që kanë paguar, për të parë kush ka munguar sot në ‘mësimin’ e shkatërrimit dhe kush prej tyre do të dalë i pari i klasës për zjarrvënie e vandalizëm, atë që e mbartin në ADN-në e tyre politike”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale. Share Ora 18:25 Pamje nga protesta, Ministri Nufi: Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje! Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me protestën, duke deklaruar se ajo nuk ka më lidhje vetëm me studentët.“Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje! Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh!”, shkruan Nufi në reagimin e saj.Në videon e publikuar shfaqen Klevis Balliu, me maskë në fytyrë, si dhe Luçiano Boçi, të cilët duken duke biseduar me disa prej protestuesve të maskuar.Reagimi vjen në një kohë kur protesta është shoqëruar me tensione dhe incidente, ndërsa pamjet e publikuara kanë nxitur reagime lidhur me zhvillimet në terren. Share Ora 18:20 Malaj dënon aktet e dhunës ndaj Ministrisë së Financave: E drejta për të protestuar respektohet, dhuna jo Ministri i Financave Petrit Malaj ka reaguar gjithashtu ndaj akteve të dhunshme që u regjistruan në ambientet e Ministrisë së Financave në qendër të kryeqytetit.Në postimin e tij në Facebook, Malaj thotë se protesta e humb kuptimin në momentin kur fjalët zëvendësohen me gurë. AI thotë se e drejta për të protestuar respektohet por rrezikimi i jetës së tjetrit dhe dëmtimi i pronës publike janë të pajustifikueshme. "Kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin e saj. E drejta për të protestuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogari është e drejtë e çdo qytetari. Dhe duhet respektuar gjithmonë. Por dhuna nuk është mënyra për t'u dëgjuar. Asnjë pakënaqësi nuk e justifikon rrezikimin e jetës së të tjerëve apo dëmtimin e pronës publike dhe private" Share Ora 18:01 Sulmi ndaj Ministrisë së Financave, reagon Ibrahimaj: Institucioni u shërben qytetarëve, të ndalet dhuna Pas akteve vandale të regjistruara pasditen e kësaj të mërkure tek Ministria e Financave, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka reaguar duke bërë thirrje për ndalim të dhunës dhe shkatërrimit. "T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish. Këto janë zyra që i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht se kush është në qeveri. Janë vende pune ku çdo ditë punojnë njerëz, prindër, të rinj, që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm" shkroi Ibrahimaj në Facebook. Share Ora 16:20 Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Balla publikon pamjet: Zjarri mban emrin Sali Berisha Taulant Balla ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar drejtpërdrejtë Sali Berishën për aktet e dhunës në kryeqytet dhe specifikisht Klevis Balliun për zjarrin që kaploi zyrën në Ministrinë e Arsimit. Në video shihet Balliu me një grup militantësh demokratë që u japin direktiva protestuesve. Në postimin e tij, Balla shprehet se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët, por jo me ata që ai i quan 'ngelësit për pushtet'Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha. Me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë. Dhunën po e bëjnë jo-studentët! Por ngelësit për pushtet" shkruan Balla Share Ora 15:35 Organizoi zjarrvënien e Ministrisë së Arsimit? Balla publikon momentin kur Klevis Balliu bisedon me protestuesit e maskuar Zjarri te Ministria e Arsimit duket të mos ketë qenë një akt i menduar vetëm nga protestuesit. Në një video të publikuar nga Taulant Balla, shihen Klevis Balliu, me maskë në fytyrë, pranë të cilit ndodhet edhe Luçiano Boçi dhe bisedojnë me disa prej protestuesve të maskuar.Balliu bën edhe disa gjeste me duar, ndërsa vetëm pak më pas, godina e ministrisë përfshihet në flakë. Share Ora 15:02 Protesta/ Balla: Sulmi ndaj bankës ishte i parapërgatitur, u organizua 3 orë më herët në grupet online Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot se sulmi ndaj një dege të një banke të nivelit të dytë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit ishte pjesë e një “skenari dhune” dhe ishte planifikuar tre orë përpara se të ndodhte, përmes grupeve të komunikimit online.“E gjitha është skenar i parapërgatitur dhune! Ndiqeni këtë video ku po sulmohet dega e Bankës R. Ndiqeni deri në fund si ky sulm u përgatit 3 orë më parë në grupet e komunikimit online”, shkruan Balla në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga komentet online ku bëhet thirrje për sulm ndaj bankës së nivelit të dytë. Share Ora 14:04 'Saliu është kudo', Balla nxjerr mesazhet: Aurel Bylykbashi bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, insiston se pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë qëndron Sali Berisha. Për të mbështetur këtë akuzë, ai ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe, të cilat tregojnë sipas tij se si funksionari i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, u bën thirrje sipërmarrjeve të ndërpresin punën në fabrika e të marrin pjesë në 'revolucion'. “Kudo është Saliu. Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private, funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, shkruan Balla.Në një tjetër postim, kreu i grupit socialist reagoi edhe për dëmtimin e një tabele përkujtimore gjatë protestës, duke ironizuar protestuesit e maskuar.“O çuna kjo është tabelë në përkujtim të viktimave të regjimit komunist për ‘bombën tek Ambasada sovjetike’. Nuk ka asnjë faj tabela, se mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, shkruan ai. Share Ora 13:48 Peleshi bën thirrje për qetësi: Dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë askujt Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje që e drejta për të protestuar të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Në një reagim, ai thekson se çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik." E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, veçanërisht në këtë moment me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë.Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm. Bashkimi Europian është destinacioni i të gjithë shqiptarëve, pa dallim. Për këtë qëllim, duhet të kontribuojmë të gjithë me përgjegjësi qytetare dhe historike" shkroi Peleshi. Share Ora 11:29 Gogu dënon aktet e dhunës në Tiranë: Nuk i shërbejnë asnjë qytetari! (VIDEO) Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi pas ngjarjeve të së martës në Tiranë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar, por nuk mund të ushtrohet në dëm të jetës, sigurisë dhe të drejtave të të tjerëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se "dhuna nuk i shërben asnjë qytetari", ndërsa bëri thirrje për qetësi, përgjegjësi dhe respektim të ligjit."Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje. Aq më pak thirrjet për dhunë e kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve. E drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar. Por ajo shoqërohet me përgjegjësinë për të respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. Dhuna nuk i shërben asnjë qytetari. Qetësia, përgjegjësia dhe respekti për ligjin janë në interes të të gjithëve" shkroi ai në rrjete sociale. Share Ora 11:26 Balla publikon thirrjen e Berishës për protestë: Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi një video të Sali Berishës, për të cilën thotë se tregon se kush qëndron pas akteve të dhunës gjatë protestës në Tiranë. Në pamje, Berisha u bën thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike t'i bashkohen protestës kundër qeverisë. Krahas videos, Balla shkruan: “Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës”. Share U.D/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise taulant balla Komento Komente Petagogu: 14/10/2026 16:53 Po e drejt Zonja Peleshi. Dialogu te gjith Ju qe keni nje ore Rolex ne Burg Përgjigju Adri: 14/10/2026 16:39 E vertet qe dhuna nuk esht zgjidhje.po dhuna e kartonit ca esht o gogu...po dhunà e vendit re punes ca eshte ikni o gongu Përgjigju Populli: 14/10/2026 16:27 E keni katandis vendin n ket fare feje o palaco Përgjigju Or tej: 14/10/2026 15:40 Uroj qe dialogu kur te jemi ne BE tju zere te gjitheve ne burg or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.3% Jo 74.9% Disi 2.8% Vota total: 2229 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?
