Lajme Zone
“Protesta po tkurret”/ Çupi: Dhunën nuk e bëjnë studentët, por grupet e Berishës dhe Qorit
PolitikëABC News Albania

“Protesta po tkurret”/ Çupi: Dhunën nuk e bëjnë studentët, por grupet e Berishës dhe Qorit

Analisti Frrok Çupi thotë se është fyerje që protestën e zhvilluar këtë shtunë, ta cilësosh kombëtare.

Analisti Frrok Çupi thotë se është fyerje që protestën e zhvilluar këtë shtunë, ta cilësosh kombëtare.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se protesta po tkurret çdo ditë e më shumë.

Sipas Çupit, dhunën në protestë nuk e shkaktojnë studentët, por grupet e Sali Berishës dhe Arlind Qorit. “Ka kohë që këtë protestë e shoh si ushtri pushtuese, që herë i afrohet kështjellës që do të pushtojë, e herë largohet, që vjen gjithmonë e më pak në numër. Sot pamë një tkurrje shumë të madhe, e konsideruar si protestë kombëtare. T’i thuash kombëtare asaj proteste, është fyerje për kombin. Pse tkurret kjo protesta çdo ditë? Problemi është se zvogëlohen sepse nuk ka substancë, mungon realiteti. Qeveria thotë hajdeni flasim, bisedojmë. Por nuk është qëllimi i tyre për të zgjidhen gjërat. Ka një fenomen në ngushtimin e protestës, flamingot u zvogëluan, por 10 veta rrinin në bulevard. Mesa duket edhe tani kështu do të ndodhë. Që prej 13 tetorit, qyteti i Tiranës mund të quhet qyteti i verbër. Nuk ka semaforë, nuk ka reklamë, nuk ka harenë siç e kishte. Kaq e rëndë ishte dhuna. Këta që bëjnë dhunë nuk janë studentë. Janë disa grupe dhune aty. Grupi i PD, pjesa e zjarrit, janë edhe disa grupe zjarri që disa vijnë nga jashtë, disa janë profesionistë, dhunues të njeriut”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet frrok cupi