Lajme Zone
Protesta para Parlamentit, shoqërohen dy protestues (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania

Protesta para Parlamentit, shoqërohen dy protestues (VIDEO)

Ka nisur edhe protesta para ambienteve të Parlamentit teksa siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, qytetarë të shumtë i janë bashkuar ditës së 101-të të protestës. Ata shihen me pankarta në duar teksa kanë bërë thirrje kundër policisë e cila ka rrethuar institucionin e Parlamentit.

Ka nisur edhe protesta para ambienteve të Parlamentit teksa siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, qytetarë të shumtë i janë bashkuar ditës së 101-të të protestës. Ata shihen me pankarta në duar teksa kanë bërë thirrje kundër policisë e cila ka rrethuar institucionin e Parlamentit. “Policia e krimit”, thërrasin një zëri protestuesit të cilët më pas kanë bërë thirrje edhe ndaj qeverisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera mësohet se policia ka shoqëruar dy protestues të cilët po protestonin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.