Policia ka marrë masat lidhur me protestën e qytetarëve të paralajmëruar që do të mbahet para Parlamentit. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, forca të shumta të policisë kanë bllokuar nga të dyja krahet hyrja në rrugen “Xhorxh Bush” dhe në pedonale. Kjo protestë regjistron ditën e saj të 101-të ndërsa do të mbahet para Kuvendit përshak se ky institucion rikthehet në punimet parlamentare pas pushimeve verore, duke çelur sesionin e ri të legjislaturës së 11-të. Deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare në orën 17:00, në një seancë që pritet të ketë karakter kryesisht ceremonial. Fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në vijim do të zhvillohen procedurat që lidhen me nisjen zyrtare të sesionit të ri. Ende nuk është e konfirmuar nëse kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në seancën hapëse. Ndërkohë, lideri i opozitës, Sali Berisha, pritet të mungojë, pasi ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
