Lajme Zone
Nis legjislatura e re/ Peleshi prezanton 3 prioritetet e Kuvendit
PolitikëCNA

Nis legjislatura e re/ Peleshi prezanton 3 prioritetet e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mbajti fjalën e tij hap...

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mbajti fjalën e tij hapëse në seancën pleanare të kësaj të marte që shënon çeljen e legjislaturës së XI-të.

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi rolin dhe kontributin e institucionit për shërbimin ndaj vendit dhe qytetarëve.

Po ashtu, kryeparlamentari u ndal te tre prioritetet e kësaj legjislature, të gjitha të lidhura me objektivat e Shqipërisë për anëtarësimin europian. “Lamë pas një sesion intensiv, miratuam 90 akte, ligje parësore dhe ndryshuese. Ka një rëndësi të veçantë kontributi i Kuvendit në rolin e anëtarësimit europian. Kërkohet diplomaci parlamentare intensive dhe bashkëpunim me parlamentet e vendeve anëtarëve të BE-së. Integrimi mbetet prioriteti numër një edhe në këtë legjislaturë të Kuvendit. Do të punojmë në 3 drejtime kryesore; projektligjet që lidhen me standardet e BE-së, intensifikimi i diplomacisë parlametare, si edhe anëtarësimi për anëtarësimin e plotë. Jemi këtu për të sjellë shqetësimet e njerëzve dhe ky autoritet nuk është avantazh, por përgjegjësi, për të hapur dyert për qytetarët. Të masim ligjbërjen jo vetëm në letër, por edhe ndryshimin në jetët e njerëzve”,-tha Peleshi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.