Lajme Zone
Deputetët në seancë plenare, protestuesit grumbullohen jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqësoni!
PolitikëTop Channel

Deputetët në seancë plenare, protestuesit grumbullohen jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqësoni!

Ka nisur jashtë ambienteve të Parlamentit grumbullimi i protestuesve.

Ka nisur jashtë ambienteve të Parlamentit grumbullimi i protestuesve. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë grumbulluar në disa pjesë përgjatë të gjitha rrugëve që të çojnë te Parlamenti, jashtë perimetrit të sigurisë vendosur nga Policia, sapo nisi seanca plenare.

Protestuesit janë shprehur se do të vijojnë tubimin e tyre jashtë Parlamentit, për t’i treguar çdo deputeti ‘se ata nuk na përfaqësojnë”. Top Channel