Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon për të dytën ditë, në terren mbërrin drejtori i Policisë Skënder Hita


Kur ora shënon 15:15, protesta e tensionuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të dytën ditë radhazi.

Kur ora shënon 15:15, protesta e tensionuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të dytën ditë radhazi. Në terren ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili shihet në krah të efektivëve pranë ministrisë, ndërsa vijon aksioni për zmbrapsjen e protestuesve. Protestuesit brohorasin me thirrjet “Ju erdhi fundi”. Ndërkohë, ambientet e një godinë dykatëshe të një biznesi privat në Rrugën e Durrësit janë shkatërruar plotësisht dhe iu është vënë flaka.