Lajme Zone
Protesta në Tiranë, reagon Policia e Shtetit: Efektivët janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, distancohuni nga personat e maskuar
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, reagon Policia e Shtetit: Efektivët janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, distancohuni nga personat e maskuar

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me tensionet dhe incidentet e regjistruara gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me tensionet dhe incidentet e regjistruara gjatë protestës së sotme në Tiranë. Në reagim, institucioni shprehet se punonjësit e Policisë janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat, sipas tij, rrezikojnë jetën dhe shëndetin e efektivëve.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të shmangin zonat ku po zhvillohen akte dhune dhe të mos përfshihen në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

“Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.

U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.

Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve“, thuhet në reagimin e tyre. Top Channel