Lajme Zone
Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie
PolitikëEuronews Albania

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie.

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie. Nga njoftimi zyrtar thuhet se të gjithë pacientët janë koshient dhe të vetëdijshëm dhe gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë. Më tej, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga kjo protestë nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën. Nga ana tjetër po vijon situata e tensionuar në Rrugën e Durrësit, ku disa protestues janë spostuar pranë sheshit “Skënderbej”. Për shkak të ndezjes së zjarreve kanë marrë flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik Kombëtar.