Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, Koçiu: Dështim i një tentative për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’, dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më (VIDEO)


Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka publikuar pamje të një grupi të vogël të protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës. Përmes një reagimi krahas pamjeve, Koçiu është shprehur se protesta e sotme është një tentativë e dështuar për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’. LEXO edhe...Protestues të maskuar thyejnë kamerat e sigurisë të Bankës së Shqipërisë, shkatërrojnë edhe kabinën

Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka publikuar pamje të një grupi të vogël të protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës. Përmes një reagimi krahas pamjeve, Koçiu është shprehur se protesta e sotme është një tentativë e dështuar për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’. LEXO edhe...Protestues të maskuar thyejnë kamerat e sigurisë të Bankës së Shqipërisë, shkatërrojnë edhe kabinën e rojes Koçiu thekson gjithashtu se protesta e ‘studentëve’ ka përfunduar si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë. Sipas Koçiut, dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më. Reagimi i Koçiut: Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfn si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më. Ora 09:53 Protestat e dhunshme, Gogu mesazh përmes Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve: Kujdes, dhuna sjell përgjegjësi penale (VIDEO) Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë ka përcjellë një mesazh përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar por dhuna sipas tij mund të sjellë përgjegjësi penale.Në postimin e tij, ministri gjithashtu ka sjellë në vëmendje edhe rolin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), e cila synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për përgjegjësitë e tyre dhe pasojat ligjore të veprimeve të dhunshme.“E drejta për të protestuar është e garantuar. Dhuna nuk është pjesë e saj.Përfshirja në akte dhune mund të sjellë përgjegjësi penale.Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) ndërgjegjëson të rinjtë për përgjegjësinë dhe pasojat ligjore.Të mbrojmë të drejtat, duke respektuar ligjin.”- thuhet në mesazhin e tij. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste Tirane Albana Koçiu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13601 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?