Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta lidhur me protestat në Tiranë, duke pretenduar se pas akteve të dhunës qëndrojnë organizime të lidhura me interesa të jashtme dhe duke e cilësuar situatën si agresion kundër Republikës së Shqipërisë.
Beqiri ngriti pretendime për përfshirjen e Rusisë dhe aktivizimin e lëvizjes ANTIFA, duke përmendur edhe zhvillimet në vende të tjera europiane, si Spanja dhe Portugalia.
Ai pretendoi se personat e arrestuar në kuadër të protestave nuk përfaqësojnë një lëvizje studentore, por janë militantë politikë ose persona të lidhur me organizime të tjera. Sipas tij, protestat janë shoqëruar me akte të rënda dhune ndaj institucioneve shtetërore. “ SHISH e ka të qartë këtë situatë, Rusia ka dhënë urdhër që të aktivizohet ANTIFA shqiptare. Shtohen Spanja, Portugalia dhe urdhri u dha në datën 2 nga ANTIFA. Në Shqipëri, ANTIFA ekziston nga partia e Arlind Qorit – është një organizatë terroriste”, Agron Shehaj dhe Lapaj.
Fakti që Agron Shehaj tregon një interesim të jashtëzakonshëm për marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA-në dhe shkon në zyrën sekrete, ku e merr dokumentin me vrap. SPAK-u nuk i kërkoi as të merrte celularin, marrëveshja nuk u mor kot. Nuk është protestë, është agresion kundër Republikës së Shqipërisë, janë elementë të kryengritjes së armatosur.
Janë arrestuar afro 200 persona, nuk ka asnjë student, janë militantë të PD-së dhe të moshës mbi 40 vjeç ose janë militantë të ANTIFA-s. Ne nuk e kemi protestë, po të ishte protestë e qytetarëve, ata, kur e panë se kjo u kap nga agresorët, u kap nga ata që po bëjnë një kryengritje, sepse dogjën Gjykatën, përgatitën aktin për ta hedhur në erë Këshillin e Ministrave, pushtuan Ministrinë e Financave.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

