23 persona janë arrestuar në Tiranë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ndërsa 13 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 30 janë shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë shtetasit Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik xhemalaj dhe Ramazan Dauti.
Policia e Shtetit njofton se protestuesit akuzohen për kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë, si dhe për dëmtim të godinave të institucioneve shtetërore. Sipas policisë, gjatë tubimit, në zona të ndryshme të kryeqytetit, efektivët janë sulmuar për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri dhe metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.
Si pasojë e sulmeve, disa punonjës policie kanë mbetur të plagosur dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka arrestuar 23 shtetas, të moshave nga 18 deri në 54 vjeç. Gjithashtu, 13 persona janë proceduar penalisht, ndërsa 30 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

