Lajme Zone
Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.

58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm, me kusht që të mos mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.Sot pritet të shqyrtohet në gjykatë çështja e 58 personave të tjerë të shoqëruar nga Policia, ndërsa ende pritet vendimi për masat e sigurisë ndaj tyre. /Euronews.al/