Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka lëshuar një reagim të drejtpërdrejtë mbi krizën politike dhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve në Shqipëri. Në mesazhin e tij, Waitz u përgjigj deklaratave të kryeministrit se protestat cënojnë anëtarësimin në BE, duke sqaruar konceptin e vërtetë të integrimit europian: “Më lejoni ta sqaroj: Protesta për institucione që janë të aftë e të gatshëm të luftojnë korrupsionin është pro-europiane. Protesta për një arsim cilësor është pro-europiane. Dhe protesta për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu pro-europiane.” View this post on Instagram A post shared by Thomas Waitz (@thomas_waitz) Eurodeputeti dënoi ashpër sulmet dhe masat represive ndaj studentëve dhe protestuesve në shesh: “Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama u thotë protestuesve se ata janë ‘ekstremistë në duar të huaja’ dhe kërcënon se do të anulojë bursat e arsimin falas. Ai po dërgon gaz lotsjellës, hedhëse uji dhe po ndalon të mitur. Kjo nuk është absolutisht në përputhje me vlerat europiane.”
Waitz nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të realizohet vetëm përmes respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës:
“Të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Europian si një shtet të së drejtës, si një shtet që respekton të drejtat e qytetarëve, që mbron zonat natyrore dhe që dëgjon qytetarët e saj e respekton të drejtën e tyre për të demonstruar. Kjo është rruga europiane dhe shpresojmë që Shqipëria ta bëjë veten gati për të.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

