Lajme Zone
Protesta në ditën e 77-të/ Qytetarët kundër qeverisë, i bashkohet diaspora
PolitikëCNA

Protesta në ditën e 77-të/ Qytetarët kundër qeverisë, i bashkohet diaspora

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e 77-të. Qytetarët janë grumbulluar si zakonisht qendër të Tiranës, në sheshin 'Skënderbej'. Me postera e pankarta në duar, ata do të vijojnë me zhvendosjen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime. Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke b

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e 77-të.

Qytetarët janë grumbulluar si zakonisht qendër të Tiranës, në sheshin 'Skënderbej'.

Me postera e pankarta në duar, ata do të vijojnë me zhvendosjen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.

Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare.

Për të dytën ditë radhazi, protestës iu bashkuan edhe shqiptarët e diaporës.

Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do të shoqëroheshin me tubime masive, duke llogaritur edhe praninë e diasporës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.