Lajme Zone
Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës
PolitikëBalkanWeb

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK.

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK. Prej 68 ditësh, protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës.

Në ditën e 69-të, qytetarët pritet të dalin sërish në rrugë, ndërsa protesta pritet të shoqërohet me marshim dhe thirrje kundër qeverisë. Ndër sloganet që pritet të dëgjohen janë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e rrugëve, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë. Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb