Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII, Rama publikon pamje: Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë i aksesueshëm me 2 korsi vajtje-ardhje (VIDEO)


Kryeministri Rama shkroi se hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen për qarkullim të një tjetër segmenti të Korridorit të VIII, nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga aksi, Rama ka shkruar se segmenti i ri rrugor tashmë është i aksesueshëm me dy korsi vajtje-ardhje. LEXO edhe...Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë: Investimi do e bëjë lidhjen e Jug-Lindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë Më tej kryeministri shkroi se hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave. Postimi i Ramës: Ndërkohë që punimet vijojnë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor me dy korsi vajtje-ardhje Hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave R.Xh/E.H/ReportTv.al segment rrugor mirake Labinot-Fushë Elbasan korridori i tete edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 2192 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?