Lajme Zone
Vijon zjarri në Panahor të Mallakastrës, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në terren; pritet ndërhyrja nga ajri
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon zjarri në Panahor të Mallakastrës, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në terren; pritet ndërhyrja nga ajri

Në operacion janë përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 punonjës të shërbimit zjarrfikës (MZSH), 30 forca bashkiake, si dhe katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë pa ndërprerje për frenimin e përhapjes së zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se janë 25 vatra zjarri në total, ku 10 janë ende aktive. Vijon zjarri në Panahor të Mallakastrës Vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor, ku në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Në operacion janë përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 punonjës të shërbimit zjarrfikës (MZSH), 30 forca bashkiake, si dhe katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë pa ndërprerje për frenimin e përhapjes së zjarrit.

Fokusi i ndërhyrjes mbetet izolimi i vatrave aktive dhe parandalimi i përhapjes së flakëve në zona të tjera, ndërsa ekipet në terren po vijojnë operacionin në kushte të vështira.

Nga momenti në moment pritet të nisë edhe ndërhyrja nga ajri, e cila do të mbështesë forcat tokësore në shuarjen e vatrave të zjarrit dhe stabilizimin e situatës.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar mbi situatën e zjarreve në vendin tonë dhe ka bërë të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, 10 prej këtyre vatrave vijojnë të jenë aktive dhe po monitorohen nga strukturat përgjegjëse. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale, mjete zjarrfikëse dhe mbështetje ajrore.

Ministria bën me dije se ndërhyrjet po koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, prefekturat, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura. Në zonën e Dajtit vijon operacioni nga toka dhe ajri, ndërsa autoritetet theksojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Edhe në fshatin Priskë të Tiranës po vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, pa paraqitur kërcënim për banorët. Në Mallakastër, në zonat Riban dhe Ngraçan, ndërhyrja nga toka dhe ajri ka bërë që zjarri të jetë drejt izolimit.

Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet në disa vatra, ku disa prej tyre janë vënë nën kontroll. Një vatër zjarri është riaktivizuar në Kostren 2 të bashkisë Berat, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e saj.

Ministria njofton se zjarret në Floq të Korçës dhe në Shpërdhet–Drojë të Kurbinit janë shuar, ndërsa monitorimi i situatës vijon në të gjithë territorin.vijon zjarri në panahor të mallakastrës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Mbyllet protesta e 68-të kundër kastës politike, paralajmërohet përshkallëzim i aksioneve 6 Gusht 2026, 22:2622:26Aktualitet "O milet, Rama ka siklet!", protestuesit mbushin rrugët e ish-Bllokut 6 Gusht 2026, 21:5121:51Aktualitet "Rama jep dorëheqjen", protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! 6 Gusht 2026, 21:4221:42Aktualitet Mesazhi nga protesta: Gjykata e Lartë të pezullojë Edi Ramën! 6 Gusht 2026, 21:0021:00Aktualitet Vijon beteja me flakët në disa qarqe, 25 vatra në 12 orë; 10 ende aktive 6 Gusht 2026, 20:4520:45Aktualitet Aktivisti në protestë: Nëse jemi këtu deri më 1 shtator, Rama nuk ka shpëtim! 6 Gusht 2026, 20:4120:41Aktualitet