Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Protesta ka prishur ekuilibrat, identitet i ri politik që ka potencial elektoral”, Alibeaj: Si ia prishi planet revolta popullore Ramës me “Territorialen”


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar projektin e Partisë Socialiste për reduktimin e numrit të bashkive në vend, si dhe protestat e fundit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar projektin e Partisë Socialiste për reduktimin e numrit të bashkive në vend, si dhe protestat e fundit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në një komunikim për News24, Alibeaj e cilësoi nismën për zvogëlimin e bashkive si një lëvizje politike dhe jo si një reformë të mirëfilltë territoriale. Sipas tij, synimi i kryeministrit Rama është një pushtet vendor më i vogël dhe më i kontrollueshëm. “Një ëndërr e Edi Ramës ishte rrudhja e bashkive. Donte të kishte në dorë një pushtet të vogël vendor. Disa veprime në mes të verës ishin shkarkimet masive me urdhër të kryeministrit në Vlorë dhe jo vetëm. Ndaj, një numër më i vogël bashkish do të thotë kontroll më i madh nga Rama”, deklaroi Alibeaj.

Ai argumentoi se reduktimi i numrit të bashkive nuk do të sillte një përmirësim të pushtetit vendor, por do të favorizonte mazhorancën në aspektin elektoral. Megjithatë, Alibeaj vlerësoi se zhvillimet e muajve të fundit, veçanërisht protestat qytetare, kanë krijuar një realitet të ri politik dhe kanë ndryshuar ekuilibrat. Sipas tij, protesta përfaqëson një faktor me potencial elektoral, edhe pse ende nuk është e qartë nëse do të shndërrohet në pjesëmarrje konkrete në zgjedhje. Ai shtoi se ndikimi i protestave ka kaluar edhe në zonat periferike, ku sipas tij janë krijuar lëvizje të reja qytetare.

“Një ëndërr e Edi Ramës, ishte rrudhja e bashkive. Donte të kishte në dorë një pushtet të vogël vendor. Disa veprime në mes të verës ishte shkarkimi masiv me urdhër të kryeministrit në Vlorë dhe jo vetëm. Ndaj një numër më i vogël bashkish, kontroll më i madh nga Rama. Nuk është reformë e pushtetit vendor, territoriale pra. Nëse pakësohet numri i baskive, PD nuk merr asnjë parti. Të gjithë i merr Rama dhe kjo është bazë e mirë për zgjedhjet. Por në këto dy muajt e fundit është lëvizja, një identitet i ri politik, siç është protesta. Që ka potencial të madh elektoral. Se dimë nëse do të marrin pjesë në zgjedhje, por ka prishur ekuilibrat politikë. Tashmë janë ngritur disa bashki periferike që janë infektuar nga protesta në Tiranë. Kjo tentativa e Ramës, llogaria, po rezulton se janë llogari të bëra pa hanxhi.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: alibeaj