Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat po verifikohen nga strukturat e Krimit Kibernetikë në Policinë e Shtetit, po përdoren për të sulmuar bizneset në të gjithë vendin. Në një konferencë për mediat, kryepolici Skënder Hita, foli për dyshime të një sinkronizimi total të tyre për dhënien e vlerësimeve negative në platformat e vlerësimit, kryesisht në Google. Pas thirrjeve në protestë që ndaj bizneseve të turizmit të vendosen përshtypje negative, drejtori i Policisë së Shtetit tha se disa biznese kanë bërë kallëzime, ndërsa theksoi se deri më tani 150 persona janë identifikuar se qëndrojnë pas këtyre sulmeve. Ndërsa për të tjerë që kanë përdorur llogari false, po punohet për identifikimin e tyre. LEXO edhe...Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita zbulon detaje: Për këtë ngjarje u përjashtua nga radhët e 'Bluve' edhe një polic, hyri në marrëdhënie të panevojshme me autoret “Nga veprimet e para verifikuese, administrimi i kallëzimeve dhe analiza e të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat ndërkombëtare të vlerësimit të hoteleve, restoranteve, resorteve dhe destinacioneve turistike”, tha Hita. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, këto llogari publikuan në masë, komente dhe vlerësime negative, me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare. Mënyra e veprimit e bën policinë të dyshojë për një “punë të organizuar”. “Janë evidentuar raste ku e njëjta llogari ka publikuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, vlerësime negative për biznese në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Elbasanin, Shkodrën dhe Korçën. Sinkronizimi kohor, ngjashmëria e përmbajtjes dhe mënyra e shpërndarjes së aktivitetit përbëjnë tregues kyç që po analizohen nga grupi hetimor për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar”, tha Hita. Ky sulm i koordinuar, sipas Hitës, shkon përtej biznesit, deri në goditje të turizmit. “Një aktivitet i tillë, nëse provohet se është i qëllimshëm, nuk cenon vetëm interesat e bizneseve të prekura, por prek dhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik” vijoi Hita. Për herë të parë, Hita iu përgjigj akuzave për dhunë në protestën që “revolucioni flamingo” po zhvillon prej 40 ditësh, verifikim që po bëhet edhe nga AMP. “Në asnjë moment, Policia nuk ka ushtruar dhunë si në bllokun e sigurisë, apo gjatë momenteve që kanë qenë të shoqëruar gjatë komisariateve përkatëse”, theksoi ai. Kryepolici hodhi poshtë pretendimet se Policia e Shtetit po anashkalohet nga SPAK në operacione, nisur nga ekzekutimi i arrestit të Adi Çobës nga BKH në Durrës. “Policia ka qenë prezent duke kryer një sërë veprimesh por ata kanë atributin ligjor si oficer i BKH të kryejnë veprime edhe vetë në terren. S’ka vend për aludim. Kjo ka qenë zgjedhja që ata kanë menduar. Është vetëm një aludim, ose hamendeshim që ndodh”, tha Hita. Lajmi në përditësim.... Ora 14:42 Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita zbulon detaje: Për këtë ngjarje u përjashtua nga radhët e 'Bluve' edhe një polic, hyri në marrëdhënie të panevojshme me autoret Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 3 vajza, njëra 20-vjeçe dhe dy 15-vjeçare dhunuan një 17-vjeçare dhe filmuan gjithë aktin. Në konferencën për media gjatë ditës së sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, tha se në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe një oficer Policie, i cili është pezulluar më herët nga detyra dhe sot ndaj tij është marrë masa e përjashtimit.Sipas Hitës, oficeri i Policisë ka hyrë në marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë dhunuar të miturën, duke cënuar rëndë imazhin e ‘Bluve’.“Video që është transmetuar në rrjetet sociale dhe platformat e tjera është një video e rëndë ku shihen disa të mitura që kryenin veprime të dhunshme ndaj një personi tjetër. Policia ka kryer veprime proceduriale dhe janë dorëzuar materialet në Prokurori. Më pas nga hetimet rezultoi se njëra nga vajzat ka pasur rast të përsëritur dhune dhe është arrestuar ditët në vijim. Por hetimi nuk ka përfunduar këtu.Nga hetimi ka rezultuar i përfshirë edhe një punonjës policie më vonë, për të cilin kemi marrë masën e pezullimit nga detyra dhe sot masën e përjashtimit për oficerin e policisë të përfshirë në veprime të pahijshme për një punonjës policie. Hetimet vazhdojnë dhe ne do marrim gjithë masat e nevojshme.Oficeri i Policisë i përfshirë në ngjarjen e Fierit, nuk është se është evidentuar që ka nxjerrë videon apo e ka bërë publike për median, por pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe cënimit të rëndë të figurës që i ka bërë punonjësit të Policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundra-ligjshëm ndaj të miturës tjetër”, deklaroi Hita. Share Ora 14:21 SPAK anashkaloi Policinë në operacione? Hita: Aludime, agjentët e BKH kanë atribut ligjor të kryejnë veprime edhe vetë në terren Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u pyet nga gazetarët nëse SPAK po anashkalon efektivët e policisë në operacione, duke i përmendur rastin e Adi Çobës i cili u arrestua nga vetë BKH. Hita tha se këto janë aludime, pasi Policia është në terren nëpër operacione. Sa për BKH, kryepolici u shpreh se kanë atribut ligjor që të kryejnë edhe vetë veprime në terren.“Edhe në atë operacion, policia ka qenë prezent duke kryer një sërë veprimesh por ata kanë atributin ligjor si oficer i BKH të kryejnë veprime edhe etë në terren. S’ka vend për aludim. Kjo ka qenë zgjedhja që ata kanë menduar. Në vazhdojmë dita ditës të jemi prezent në operacionet policore. Është vetëm një aludim, ose hamendeshim që ndodh”, vijoi Hita. Share Ora 14:19 Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se policia nuk ka ushtruar dhunë, ndryshe nga çfarë pretendojnë protestuesit e shoqëruara. Gjithsesi ai thotë se AMP ka nisur një hetim për të verifikuar pretendimet.Edhe për reagimin pas akteve të dhunës te Kuvendi, Hita thotë se ishte në proporcion me sulmin.“Protesta është kryer brenda rregullave ligjore dhe ne kemi qenë në proporcion me sulmin. Ka një hetim të nisur nga AMP, verifikues, në lidhje me pretendimet që kanë personat që policia ka ushtruar dhunë. Në asnjë moment, Policia nuk ka ushtruar dhunë si në bllokun e sigurisë, apo gjatë momenteve që kanë qenë të shoqëruar gjatë komisariateve përkatëse”, tha Hita. Share Ora 14:06 Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita sqaron: Një person kishte probleme, 3 të tjerët u kthyen vetë pas Kryepolici Skënder Hita ka sqaruar pretendimet që u qarkukulan dje në protestë se zyrtarë të Maqedonisë së Veriut nuk janë lejuar të kalojnë në pikën kufitare të Qafe Thanës me qëllim që të mos i bashkoheshin tubimit në Tiranë. Bëhet fjalë për deputetin dhe koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, si edhe një person tjetër.Por, Hita sqaroi se njëri prej tyre ka pasur pengesa të ligjshme dhe nuk i është lejuar kalimi. Për këtë arsye edhe 3 zyrtarët e tjerë janë kthyer pas për në Maqedoninë e Veriut.“Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur katër shtetas për të kaluar kufi. Tre dispononin edhe pasaporta diplomatike dhe u bë me dije që ata mund të vazhdojnë udhëtimin, por një person me ata, i cili kishte pengesa të ligjshme në kufi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër të katër personave nuk kanë pranuar që të vazhdojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk është rast që është i veçuar. Kjo është puna e policisë kufitare. Gjatë vitit 2025 kemi kthyer dhe persona të tjerë, me 625 raste. Edhe gjatë gjashtë mujorit të parë kemi të evidentuar dhe të kthyer persona në 425 raste të tjera. Kështu që kjo është një punë e përditshme dhe nuk ka një vend për panik apo thuash që policia nuk ka qenë prezent dhe për të kryer detyrën e saj”, tha Hita. Share SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise Skënder Hita policia e shtetit Komento Komente shkoder: 09/07/2026 14:10 Edhe enveri i denonte per agjitacion e propogande njerzit. sguzoje me thane "buka e keqe" . Përgjigju Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 71.4% Jo 23.8% Disi 4.8% Vota total: 21 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

