Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e shkollës! Përplasen me policinë (VIDEO)


Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit. Ata kanw sulmuar edhe gjimnazin duke thyer xhamat. Ndërkohë, forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Nxwnwsit shkuar edhe te sheshi kryesor ku policia ka vendosur gardhe metalike dhe nuk i lejon të hyjë

Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit. Ata kanw sulmuar edhe gjimnazin duke thyer xhamat. Ndërkohë, forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Nxwnwsit shkuar edhe te sheshi kryesor ku policia ka vendosur gardhe metalike dhe nuk i lejon të hyjë. LEXO edhe...344 kuti me fishekzjarre gati për shitje ndaj protestuesve, pranga 24-vjeçarit në Tiranë! Vlera arrin në 40 mijë euro (VIDEO) Ndërkohë në Fier, policia është pozicionuar në sheshin kryesor të qytetit pasi është paralajmëruar protestë. Sipas burimeve, gjimnazistët kanë shkuar pa çanta në shkollë. Lajm në përditësim... Ora 09:39 Sulmet e protestave, biznesi boshatis vitrinat (VIDEO) Një nga bizneset në Tiranë ka boshatisur vitrinat për të shmangur dëmet në produkte nga sulmet e protestuesve që priten të vijojnë edhe përgjatë së premtes. Ndërkohë, të tjera biznese i janë bashkuar mbulimit të fasadave dhe mbylljes së qepenëve duke e shoqëruar shkrimin mbi to “Mbështesim protestën.” Share Ora 08:58 Protestat në Tiranë/ Bizneset marrin masa, mbulojnë xhamat! Lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni (VIDEO+FOTO) Ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe bizneseve në Tiranë, këto të fundit kanë ndërmarrë një veprim për të mos qenë shënjestër e protestuesve.Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat si dhe kanë ngjitur një letër mbi to ku shkruhet “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni.” Share P.J/ReportTv.al Lezhe Fier protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.1% Jo 79.4% Disi 3.5% Vota total: 1872 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?