Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Protesta është e drejtë, dhuna jo', Demo fton protestuesit në dialog! Balla kërkon hetim për të maskuarit në PD: Do fshihen serverat si më 21 Janar! Gogu e Ibrahimaj: Tirana nuk meriton kaos


Qeveria është e gatshme të ulet në dialog me protestuesit në çdo kohë, për të dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Pas 6 ditë protestash tw dhunshme në Tiranë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka përsëritur ftesën për bisedime, duke garantuar njëkohësisht se Policia e Shtetit nuk do të nxisë përplasje dhe do të ndërhyjë vetëm kur është e nevojshme për të ndaluar dhunën. “Qeveria mbetet e hapu

Qeveria është e gatshme të ulet në dialog me protestuesit në çdo kohë, për të dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Pas 6 ditë protestash tw dhunshme në Tiranë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka përsëritur ftesën për bisedime, duke garantuar njëkohësisht se Policia e Shtetit nuk do të nxisë përplasje dhe do të ndërhyjë vetëm kur është e nevojshme për të ndaluar dhunën. “Qeveria mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog me protestuesit, në çdo kohë dhe për çdo shqetësim apo kërkesë që ata dëshirojnë të ngrenë. Ne besojmë se dialogu, dëgjimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë rruga për të adresuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje. Asnjë derë nuk është e mbyllur për dialogun dhe asnjë akt dhune nuk mund ta zëvendësojë atë.”, shkruan Demo në rrjetet sociale duke theksuar thekson se e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta dhe se policia ka detyrimin ta respektojë e ta mbrojë. LEXO edhe...'Bujrum, dialog pa kushte', Rama i përgjigjet 21 organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna dhe maskarada pseudo-studentore Nga ana tjetwr ai nwnvizoi se ndërhyrja e policisë duhet të jetë e ligjshme, e nevojshme dhe proporcionale, duke paralajmwruar se përgjegjësia për aktet e dhunës është individuale. “Askush nuk mund të fshihet pas të drejtës për të protestuar për të justifikuar shkeljen e ligjit. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përgjigjet përpara ligjit, pa përjashtim”, shkroi ministri. Ndërkohë, tensionet në kryeqytet kanë sjellë edhe reagime të tjera nga përfaqësues të mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë së Tiranës pas raportimeve se protestues të maskuar janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike duke paralajmëruar se pamjet e kamerave mund të fshihen njëjtë si më 21 janar. “Maskat ranë! ‘Studentët’ rikthehen në ‘Universitetin’ 35-vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës. Prokuroria e Tiranës të shkojë sonte nëse do ta hetojë, sepse nesër do jenë fshirë serverat dhe kamerat, siç Saliu bëri me 21 Janar”, shkroi Balla. Në një tjetër reagim, Balla akuzoi Berishën se po sulmon drejtësinë, ndërsa sipas tij, protestues që mbështeten nga opozita po organizojnë tjetër sulm ndaj selisë së PS. “Saliu nga SPAK-u godet drejtësinë dhe ndërkohë çon zogjtë e vet tek godina e Partisë Socialiste për sulmin e radhës”, shkroi Balla. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cilësoi ditë të vështira për Tiranën, duke theksuar se dhuna nuk zgjidh asnjë problem, por sjell vetëm dhimbje. “Pas gjithë asaj që kemi parë këto ditë, është e qartë se dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Ajo u shton njerëzve vetëm dhimbje”, shkroi Gogu. Edhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dënoi shkatërrimet në kryeqytet, duke përmendur dëmtimin e bizneseve, bankave, postës dhe stacioneve të autobusëve. “Dhuna nuk ka kursyer asgjë dhe askënd. Pasojat e Tiranës sot do t’i vuajmë të gjithë nesër. Ne meritojmë një të ardhme ndryshe, jo kaosin dhe pasigurinë që po përjetojmë”, tha Ibrahimaj. Ora 12:44 Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit Policia nuk do të jetë asnjëherë nxitëse e përplasjeve me protestuesit dhe do të ndërhyjë vetëm për të ndaluar aktet e dhunës. Këtë e garanton ministri i Brendshëm Ervin Demo, i cili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por në të njëjtën kohë edhe qeveria është e gatshme për dialog me protestuesit në çdo kohë." E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta respektojë dhe ta mbrojë atë. Policia e Shtetit nuk do të jetë asnjëherë nxitëse e përplasjes me protestuesit. Detyra e saj është të garantojë zhvillimin paqësor të protestës, rendin dhe sigurinë e çdo qytetari.Ndërhyrja e Policisë do të bëhet vetëm kur është e nevojshme dhe e ligjshme për të parandaluar apo ndaluar aktet e dhunës, për të mbrojtur jetën, punonjësit e Policisë, qytetarët dhe pronën publike e private, gjithmonë në respektim të parimit të proporcionalitetit.Protesta është një e drejtë demokratike. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e saj. Qeveria mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog me protestuesit, në çdo kohë dhe për çdo shqetësim apo kërkesë që ata dëshirojnë të ngrenë. Ne besojmë se dialogu, dëgjimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë rruga për të adresuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje. Asnjë derë nuk është e mbyllur për dialogun dhe asnjë akt dhune nuk mund ta zëvendësojë atë.Përgjegjësia për aktet e dhunës është individuale. Askush nuk mund të fshihet pas të drejtës për të protestuar për të justifikuar shkeljen e ligjit. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përgjigjet përpara ligjit, pa përjashtim.Ne do të mbrojmë njësoj të drejtën për të protestuar, sigurinë e qytetarëve dhe autoritetin e ligjit." shkroi ai në Facebook. Share Ora 11:35 Balla: Berisha godet drejtësinë, po çon ‘zogjtë e vet’ të sulmojnë selinë e PS-së Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar për protestat e dhunshme, duke akuzuar Sali Berishën se ndërsa sulmoi drejtësinë nga SPAK-u, po organizon një tjeër sulm ndaj selisë së PS.Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar për protestat e dhunshme, duke akuzuar Sali Berishën se ndërsa sulmoi drejtësinë nga SPAK-u, po organizon një tjeër sulm ndaj selisë së PS."Saliu nga SPAK-u godet drejtësinë dhe ndërkohë çon zogjtë e vet tek godina e Partisë Socialiste për sulmin e radhës", shkroi Berisha. Share Ora 10:04 Protestat e dhunshme, Gogu: Dhuna nuk zgjidh asnjë problem, ajo u shton njerëzve vetëm dhimbje! Ibrahimaj: Ne meritojmë një të ardhme ndryshe, jo kaosin dhe pasigurinë (VIDEO) Në ditën e shtatë të protestave të dhunshme, ministri i Drejtësisë Toni Gogu shprehet se këto janë ditë të vështira për Tiranën. Në një reagim në rrjetet sociale teksa thekson se si institutcion do të jenë në shërbim të qytetarëve, shprehet se dhuna nuk zgjidh asnjë problem, por u shton njerëzve vetëm dhimbje.“Janë ditë të vështira për Tiranën dhe për shumë familje shqiptare. Njerëz të lënduar, familje të shqetësuara, qytetarë që kanë përjetuar frikë e pasiguri. Uroj me gjithë zemër shërim të shpejtë për çdo polic, protestues apo qytetar që është lënduar. Pas gjithë asaj që kemi parë këto ditë, është e qartë se dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Ajo u shton njerëzve vetëm dhimbje.Sot nis një javë e re. Për ne në Ministrinë e Drejtësisë, kjo do të thotë të vazhdojmë të sigurojmë ndihmën juridike për ata që kanë nevojë, të kujdesemi për respektimin e të drejtave në institucionet penitenciare dhe të mbajmë në funksion shërbimet që qytetarët presin prej nesh. Sepse sidomos në ditë të vështira, njerëzit kanë nevojë për institucione që u qëndrojnë pranë”, shkruan Gogu.Ndërkohë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjithashtu në një postim në rrjete sociale thotë se dhuna nuk ka kursyer as postën ku pensionistët marrin pensionet dhe ka vërshuar mbi bankat, ku marrim pagat e paguajmë faturat Ibrahimaj nënvizon se Tirana, qytetarët meritojnë një të ardhme ndryshe, jo kaosin dhe pasigurinë.“Kjo është Tirana jonë pas dhunës disaditore. Stacione autobusi të shkatërruara, biznese të dëmtuara, ndërtesa të shkrumbuara, institucione të sulmuara. Dhuna nuk ka kursyer as postën ku pensionistët marrin pensionet dhe ka vërshuar mbi bankat, ku marrim pagat e paguajmë faturat. Investimet e njerëzve të ndershëm, që mbajnë familjet e punësojnë të tjerë, sot janë goditur.Dhuna nuk ka kursyer asgjë dhe askënd. Pasojat e Tiranës sot do t’i vuajmë të gjithë nesër. Ne meritojmë një të ardhme ndryshe, jo kaosin dhe pasigurinë që po përjetojmë”, thotë Ibrahimaj. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al ervin demo taulant balla protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6776 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?