TIRANË– Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, komentoi zhvillimet e protestës që vijon prej javësh, duke u shprehur se ajo e ka humbur qëllimin fillestar pasi, sipas tij, është politizuar.
Petraj deklaroi se në ditët e para ish-kryeministri Sali Berisha ishte kritik ndaj protestës, por më pas u bë pjesë e saj. Sipas avokatit, zhvillimet e protestës kanë prodhuar efekt të kundërt politik, duke forcuar pozitën e kryeministrit Edi Rama.
“Tre ditët e para e Berisha e mallkonte protestën, pastaj u bënë pjesë e saj. Dhjetë ditëshi i parë ishte protestë. Protesta u kthye në politike. Në këtë pikë e ka humbur kauzën, ata nuk padinë se çfarë po bëjnë. Një protestë pa kokë nuk shkon gjëkundi. Ku dua të dalë. Proteste e ka fuqizuar jashtë mase Ramën. Rama fitoi pikë të jashtëzakonshëm, sepse i kanë lënë të thotë çfarë të duan, të bëjnë çfarë të duan.”, u shpreh ai. Duke u ndalur te protesta e 4 korrikut, Petraj e cilësoi atë si “protestën e turpit”, duke argumentuar se data duhej të ishte shënuar si festë në nder të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Protesta e 4 korrikut, ishte protesta e turpit, sepse në 4 korrik duhet të festonim, duhej të ishte festë, sepse ishte pavarësia e SHBA, e cila ka nxjerrë dy shtete shqiptare. 4 korrikut duhet të jetë festë kombëtare. Protestuesit nxorën dhe një arkivol aty. U shfaq antiamerikanizëm atë ditë.”, deklaroi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AVOKAT PETRAJshqiperi

