Lajme Zone
Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon Ambasada Britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon Ambasada Britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Në qëndrimin e vet, Ambasada Britanike dënon dhunën e ushtruar dhe bën thirrje për të ulur tensionet.

Në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Në qëndrimin e vet, Ambasada Britanike dënon dhunën e ushtruar dhe bën thirrje për të ulur tensionet. DEKLARATË

Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protesta paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË Top Channel