Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek ambasada e Vatikanit në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë. Përmes një deklarate zyrtare, Minsitria shprehet se respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare. LEXO edhe...Tiranë/ 54-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë, nuk dihen rrethanat! Policia në kërkim të autorit Sipas Ministrisë, e drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. "Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë. Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare. E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit. Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri", thuhet në njoftim. Tirana dje përjetoi orë të gjata kaosi, me qendrën e kryeqytetit që u përfshi nga flakët në pika të ndryshme, nga grupe të vogla protestuesish që digjnin e shkatërronin çfarë u dilte përpara. Ajo që ishte njoftuar si një protestë e studentëve para ministrisë së Arsimit u përshkallëzua në akte dhune. Me maska në fytyrë, me qëllim që të mos identifikohen, të rinjtë shkulën kangjellat para ministrisë dhe përgjatë rrugës së Durrësit dhe nisën t’i hedhin në drejtim të efektivëve dhe godinës. Orët e pasdites do të sillnin një tensionim të mëtejshëm të situatës. Turma u rikthye në hyrje të rrugës, këtë radhë duke u vënë flakën objekteve të ndryshme të bizneseve. Sulmit nuk i shpëtoi edhe një institucion financiar që u shkatërrua plotësisht, ndërsa një protestues u përqëndrua në përpjekjet për të vjedhur paratë e një bankomati. Në mbrëmje pasi policia ndërhyri për të shpërndarë turmën në hyrje të Rrugës së Durrësit, teksa një grup protestuesish të maskuar thyen me gurë xhamat e njërës prej hyrjeve qendrore të bashkisë dhe shembën derën duke mësyrë brenda me flakadanë të ndezur Policia ndërhyri menjëherë duke shuar flakët dhe shoqëroi disa prej tyre protestuesve. Dhuna vijoi në rrugët përreth qendrës, duke i vënë flakën koshave të mbeturinave, stendave të tregtarëve, e duke shkatërruar tablet reklamuese Xh.K/ReportTv.al ambasada e vatikanit ministria e jashtme protesta 13 tetor 2026 Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.8% Jo 76.2% Disi 3.1% Vota total: 1137 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?
